E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miti i Sizifit dhe alegoria e te sotmes

Perendite te zemeruara me teper se kurre derguan Hermesin dhe ky pasi e kapi per zverku e hodhi ne thellesite me te erreta te nentokes ku Sizifi u denua jashtezakonisht rende. Ata i treguan Sizifit nje cope shkemb masiv dhe e urdheruan qe ta ngjite ate ne nje maje mali por menjehere sa guri te arrinte ketu ai do te rrokullisej tatepjete e do te perfundonte perseri ne rreze ne fund. Ai nuk do te mundte kurre te plotesonte detyren do ta ngjiste pra deri ne maje gurin e turpit do te mundohej do te lodhej djersa do te lante trupin e tij pluhuri i zi do ta mbulonte nga koka ne kembe por shkembi perseri do ti kthehej poshte. Qellimit do ti afrohej deri ne buze dhe per nje fije ai kurre nuk do te mundte ta plotesonte ate

Ne jeten e perditshme miti i Sizifit perdoret vijimisht dhe me nje kuptim interesant figurativ duke nenvizuar stermundimin e kote lodhjen pa fryt lidhjet e shumta qe ekzistojne me punen pa qellim dhe me situata qe te kerkosh nje gje dhe te mos e arrish dot kurre edhe pse mundimi ka qene i perditshem i tejlodhshem rraskapites dhe i paarritshem... Por le te shohim cthote miti i Sizifit...

Sizifi biri i perendise se ererave Eolit i martuar me Meropin nje prej yjeve te shndritshem te konstelacionit te pleadeve me te cilen pati tre femije. Ishte gjithashtu edhe pronar i nje kopeje shume te mire lopesh. Ai banonte diku aty tek ujdhesa e Korintit.

Prane baneses se tij pak me tutje vathes se lopeve rronte Autolikusi nje hajdut me fame dhe i paarritshem i cili krenohej se ish i biri i perendise Hermes. Thuhet se Hermesi i pat dhene atij aftesine qe aty ku fuste doren e vidhte cdo gje transformohej.

Nderkaq thone se edhe Sizifi ishte hajdut i zote por ndonese i tille ai konstatonte plot shqetesim se kopeja e tij dalengadale po zvogelohej dhe ajo e Autolikut gjithe e me shume po zmadhohej. E kish pra te pamundur ta kapte hajdutin.

Megjithate nuk kaloi shume dhe atij i ra ndermend qe te gdhendte ne pjesen e poshtme te thundrave te lopeve dy kllapa njera perkundrejt tjetres qe disa duan te thone se ne ato kohe keto dy shenja perbenin germat e para te dy fjaleve vjedhur prej Autolikut.

Keshtu me to gjurmet e lopeve te vjedhura kapi hajdutin e lopeve te tij. Pastaj per nje hakmarrje me te thelle hyri ne shtepine e hajdutit dhe i perdhunoi atij te bijen qe quhej Antiklea. Nga ky bashkim i paligjshem lindi Odiseja.

Mitet thone se Sizifi themeloi vendbanimin Efira qe me pas u njoh si Korint. Kur i vdiq i ati Eoli fronin ia mori pa te drejte i vellai Salmoneu atehere Sizifi shkoi ne orakulli i Delfit per tu konsultuar se si duhej te vepronte. Keshtu pasi degjoi Sizifi predikimin e orakullit i erdhi per rreth Tirose mbeses se vet vajzes se Salmoneut dhe e perdhunoi. Por Tiroja i vrau te dy femijet qe lindi me Sizifin. Ky nderkaq akuzoi Salmoneun se ishte ky qe kishte perdhunuar te bijen dhe se keta ishin femijet e tij te vrare. Populli i shqetesuar u ngrit dhe e deboi Salmoneun e keshtu fronin mbreteror e mori Sizifi.

Nderkohe Zeusi rrembeu Egjinen nje vajze teper e bukur dhe flinte me te diku aty rreth Korintit. Babai i saj perendia - lume Asopus erdhi ketu ne kerkim te vajzes se zhdukur. Sizifi i tregoi gjithcka Asopusit rreth perdhunimit te vajzes prej kryeperendise Zeusit. Ky pasi shpetoi prej zemerimit prinderor urdheroi perendine e vdekjes Hadi te kapte per fyti Sizifin si ndeshkim per nxjerrjen e sekreteve te shenjta dhe ta hidhte ne boten e te vdekurve. Sizifi i kerkoi atij ti tregonte se si viheshin prangat dhe keshtu e prangosi dhe e mbajti peng. U krijua nje situate e papare ndonjehere tashme qe mungonte perendia e vdekjes

Keshtu perendite te zemeruara me teper se kurre derguan Hermesin dhe ky pasi e kapi per zverku e hodhi ne thellesite me te erreta te nentokes ku Sizifi u denua jashtezakonisht rende. Ata i treguan Sizifit nje cope shkemb masiv dhe e urdheruan qe ta ngjite ate ne nje maje mali por menjehere sa guri te arrinte ketu ai do te rrokullisej tatepjete e do te perfundonte perseri ne rreze ne fund. Ai nuk do te mundte kurre te plotesonte detyren do ta ngjiste pra deri ne maje gurin e turpit do te mundohej do te lodhej djersa do te lante trupin e tij pluhuri i zi do ta mbulonte nga koka ne kembe por shkembi perseri do ti kthehej poshte. Qellimit do ti afrohej deri ne buze dhe per nje fije ai kurre nuk do te mundte ta plotesonte ate.

Sizifi ne politike. Ka ardhur nje kohe qe politika mund te shihet me syrin e nje filozofi psikologu analisti ne menyre fine dhe te paster. Cili nga politikanet nuk e arrin dot ate qe thote ben pune te kote ndonese te lodhshme madje super te lodhshme por edhe kur kerkesa politike eshte donkishoteske dhe mundimi sizifean i ngjet stermundimit per te luftuar me mullinjte e eres Shprehjet e perditshme ne diskutimet politike kerkesa e opozites per kutite e votimit etj. jane shprehje e lodhjes se kote te luftes politike te shtyre ne kalendar greke dhe e kurre e arritshme. Keshtu si dhe ne te kaluaren Sizifi eshte nje subjekt i zakonshem referimi.

Sizifi ne zbukurimet e qeramikes antike. Nga bota e lashte kane mberritur ne ditet tona ilustrime qe shprehin motivet e ketij miti ne pamjet e qeramikes arkeologjike. Sipas udhetarit te lashtesise Pausania piktori i njohur i dikurshem Polignotus e kishte pikturuar ate ne vendin e quajtur Leske dhoma e destinuar per popullin e thjeshte ne tempullin e Delfit. Eumlshte nje skene e mitit casti kur ai eshte duke ngjitur gurin perpjete. Hadi dhe Persefoni kontrollojne se si zbatohet denimi. Me poshte jepet Ndeshkimi i Sizifit sipas nje amfore te shek. VI p.K. prej piktorit Akelaus.

Sizifi ne pikture. Mitet gjithnje kane qene motive frymezimi ne artet figurative sidomos ne pikture e ne skulpture. Dr. Ilia Ballauri shkruan se piktori skulptori dhe gravuristi gjerman Franz Stuck 1863 ndash 1928 perfaqesues i rrymes simbolike ka pasqyruar Sizifin ne castin kur ai eshte duke ngjitur shkembin masiv perpjete 1920. Artisti ka perdorur dy ngjyra kryesore qe bejne kontrast te kuqen e ndezur dhe jeshilen e erret ne te zeze qe te ndihmojne per te fantazuar thellesite e nendheshme.

Sizifi ne gravure. Gravuristi i njohur francez Bernard Picard 1673 ndash 1733 i cili eshte bere i famshem qe ne moshe shume te re na ka lene gravuren e meposhtme e titulluar Guri i Sizifit eshte nxjerre prej librit me titull Tempulli i miteve. Kjo gravure mban dicituren Sizifi i denuar per te ngritur shkembin ne lartesine e nje mali nga ku do te rrokulliset prape ne fund.

Shprehje gjuhesore dhe fenomene natyrore te personifikuara me mitin e Sizifit. Thuajse ne cdo dukuri te natyres e te jetes shoqerore te sjellin ndermend mitin e mesiperm. Keshtu cdo veprimtari qe perseritet ne forme monotone dhe qe nuk mbaron kurre personifikohet si veprim sizifian. Lindja e dites ne toke konsiderohet rutine e lodhshme dhe monotone pasi cdo dite dielli lind e perendon duke pershkuar thuajse te njejten rruge karakteristike dhe keshtu ai merret si personifikimi i Sizifit.

Po keshtu edhe levizja vajtje - ardhje e valeve ne breg te detit si nje veprim te paqellimte qe smbaron kurre pra nje personifikim i mitit te Sizifit. Ose duke lexuar shkrimtaren franceze Simone de Bovoir 1908 ndash 1986 edhe punet e perditshme te shtepise jane nje torture si ajo e Sizifit nje perseritje pafund dite per dite. Pastaj te mos harrojme se cdo veprim qe kerkon mund dhe force te madhe fizike sidomos aty ku ushtrohet forca e krahut dhe mundimi fizik pa frike mund te ketillohet perseri detyre sizifiane.

Mund te permendim Erasmusin e Roterdamit 1469 ndash 1536 i cili shkruan hellipMes njerezve te shkolluar juristet shtresa me e vetekenaqur ngjitin shkembin e Sizifit dhe lidhin se bashku me nje fryme gjashteqind ligje packa se kane apo nuk kane lidhje dhe efekt stivojne dhe sterstivojne opinione mbi opinione komentojne e sterkomentojne dhe keto qe te tregojne se profesioni i tyre eshte me i veshtiri nga te gjithe.

Sizifi ne letersi. Sipas disa rrymave filozofike miti eshte nje simbolike e luftes se kote te njeriut per te njohur boten. Nje teori e vecante dhe tronditese rreth kuptimit te mitit te Sizifit jepet edhe prej nobelistit Albert Kamy. Eseja Miti i Sizifit e shkruar prej tij me 1941 dr. Ilia Ballauri ka bere vertet nje perkthim te mrekullueshem te Kamyse konsiderohet si nje nder pjeset me te forta te filozofise ekzistencialiste te shekullit te 20-te. Kendveshtrimet komentet diskutimet dhe debatet rreth saj vazhdojne edhe sot te jene teper te nxehta.

Ja si e mbyll Kamy esene e tij

Po e le Sizifin ne rreze te malit Aty gjithmone gjendet ngarkesa per kedo. Por Sizifi personifikon besimin me te larte besimin qe mohon perendite dhe qe ngre gure. Edhe ai arrin ne perfundimin se gjithcka vete mire. Kjo bote tashme pa nje zot atij i duket as shterpe dhe as e kote. Cdo grimce e atij shkembi cdo cifel minerale e ketij mali gjithe erresire perben ne vetvete nje bote. Vete lufta per te pushtuar majat mjafton per te mbushur nje zemer njerezore.

Duhet pra ta fantazojme Sizifin te lumtur.

Sizifi ne biologji. Nje shembull interesant qe lidhet me mitin e Sizifit eshte edhe rasti i nje brumbulli te vogel dhe teper punetor Sisyphus Schaefferi. Nuk mund te kete insekt tjeter qe mund te krahasohet me te per nga gjalleria kercimet groteske dhe hedhjet e papritura qe ai ben per te kapercyer pengesat dhe rruget e veshtira neper te cilat kalon duke mbartur ngarkesen e vet qe shume here eshte edhe me e madhe se vete ai. Sipas shenimeve te gjenetistit dr. Ilia Ballauri

Sizifi ne astronomi. Ja edhe ne fushen e astronomise jane gjetur shembuj te thekshem per te dhene idene e mitit. Ekziston nje asteroid me diameter 10 km i cili konsiderohet si me i madhi me nje trajektore te tille qe mund te kryqezohet me trajektoren e planetit Toke. Ky asteroid eshte emertuar Sisyphus i zbuluar nga Wild me 1792. Mendohet se ky asteroid mund te kete goditur token dhe te kete zhdukur dikur nga faqja e dheut dinozauret.

Sizifi ne fiziken atomike. Dr. Ilia Ballauri nenvizon se ne fiziken atomike ekziston nje metode e vecante e perpunimit energjik te atomeve e njohur me termin Freskimi i Sizifit. Ideja baze per kete metode qendron ne analogji te plote me mitin dhe ne vitin 1997 eshte vleresuar me cmimin Nobel te fizikes duke hapur keshtu horizonte te reja ne fiziken e rrezeve lazer.

Metoda operon duke e detyruar nje atom qe te ngjitet ne nje numer te pafund nivelesh apo gropash te energjise potenciale.

Atomi ngjit majen e nje potenciali i cili varion ne forme sinusoidale. Sa me teper ngjitet ne nivelet e energjise potenciale aq me teper ngadalesohet dhe pastaj ne nje situate te dhene kur eshte ne nivelet me te larta bie poshte ne kembe te nje potenciali tjeter sinusoidal.

Keshtu atomi vazhdon te ngjite kodrat e energjise potenciale njera pas tjetres dhe nderkaq duke ngadalesuar shpejtesine ulur energjine kinetike freskohet e freskohet derisa ne fund kapet ne nje grope potenciale te caktuar.

Sizifi ne zbukurimet ambientale landscape. Ne Britanine e Madhe ekzistojne skicime dekorative te mjedisit me terren te thyer te cilave u eshte dhene zgjidhje me motive nga miti i Sizifit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›