E Diel, 1 Nëntor 2026

Miti i mosdorzimit të pushtetit me vota

meroNga Mero Baze

Kemi dy pasoja politike nga kalimi i LSI në opozitë. E para ishte iniciativa e Berishës për të ndryshuar KQZ sipas pozicionit të ri poltik, që hante dhe vazhdon të hajë shumë diskutim si procedurë antiligjore, pavarësisht arsyetimit politik. E dyta ishte iniciativa e opozitës për të reflektuar gjendjen e re politike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila është tërësisht legjitme dhe nga pikpmaja poltike, dhe nga pikpamja proceduriale.

Në rastin e parë Sali Berisha u përball me gjithë komunitein ndërkombëtar dhe pavarësisht kundërshtimeve të tyre, ai e bëri të vetën dhe e ka lënë KQZ si një bandë ordinere të PD-së, duke vënë pikëpyeteje të mëdha mbi legjitimitetin e zgjedhjeve.

Në rastin e dytë, kur këshilltarët bashkiak të Tiranës kanë të drejtën e tyre si një shumicë e re në Këshillin Bashkiak të rizgjedhin kryetarin e tyre, jo vetëm që nuk i lejoi procedurialisht, por as fizikisht. U mbylli dyer, dritare, kompjutera dhe gjithçka tjetër, duke e degraduar Lulzim Bashën nga një të emëruar për tu mbrojtur nga krimi i 21 Janarit, në një të emëruar për tu mbrojtur dhe nga krimi i 8 majit.

Kjo është një histori shumë e rëndë, jo për rëndësinë që ka Këshilli Bashkiak i Tiranës, por për koncpetin e dorëzimit të pushtetit me votë. Sali Berisha po bën këtë provë force për të treguar se nuk është i gatshëm ta dorzojë pushtetin, as kur është në minorancë. Në rastin e Këshilit Bashkiak të Tiranës ai ka kundër çdo precedent, qoftë atë që ka krijuar vet në favor të tij, qoftë dhe procedurat ligjore. Ai la Fierin pa kryetar Qarku për dy vjet, me arsyetimin se PS nuk kishte shumicë votash dhe thoshte bëni votbesim. Të njëtën gjë që opozita ja bëri Kosovrastit jo vetëm që nuk e pranon, por nuk lejon as fizkisht të ndodhë.

Në këto kushte Berish atenton të frikësojë opozitën se nuk ka ndërmend të dorëzojë pushtetin me vota dhe të nxis dëshpërimin për mos ndëshkueshmërinë e tij. E vetmja përgjigje dinjitoze ndaj tij në këto momente do të ishte një vendim politik i koalicionit të opozitës, sidomos e dyshes Rama- Meta, për rivendosjen e legjitimitetit politik në Bashkinë e Tiranës.

Moslejimi i këshilltarëve të Tiranës të votbesojnë kryetarin e tyre, është humbje e legjitimitetit të zgjedhjeve të 8 majit dhe kryeministri i ardhshëm duhet të shkarkojë nga detyra Lulzim Bashën për shkak të pengimit fizik të ushtrimit të detyrës të Këshilit Bashkiak të Tiranës. Tirana duhet të rifutet në zgjedhje, jo vetëm për të vendosur legjitimitetin e grabitur më 8 maj, por sidomos për të ndëshkuar përpjekjen për të bllokuar votbesimin e Këshilit pas një realiteti të ri politik.

Ky vendim politik, i marrë tani 45 ditë para zgjedhjeve dhe i premtuar si një aksion poltik legjitim, është e vetmja përgjigje që meriton ky grusht ndaj shtetit ligjor. Një premtim politik për shkarkimin e Lulzim Bashës si shkelës i ligjit dhe pengues i legjitimitetit të Këshilit Bashkiak, i shoqëruar dhe me ndjekje penale, dhe rifutja e Tiranës në zgjedhje të reja, është e vetmja mënyrë që të vendoset legjitmiteti i zgjedhjeve të 8 majit dhe të realitetit të q3 Qershorit.

Ashtu sikundër Berisha thotë se KQZ duhet të përfaqësojë pozicionimin politik, edhe pse ska asnjë të drejtë ligjore, opozita e tanishme dhe qeveria e nesërme, duhet të kthejë në premtim politik shkarkimin e Lulzim Bashës dhe futjen e Tiranës në zgjedhje të reja për të korrektuar përfaqësimin politik të deformuar, një herë më 8 maj dhe tani sërisht.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›