E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vare veten Ket

04-05-2013 / Nga Edison Ypi

Vare veten Ket.
Jo në mënyrë figurative, metaforike, jo me fjalë. Me mjete. Me tra, litar, lak, sapun, stol, shkelm, shkumë, luhatje.
Ti Ket’, je familiarisht e përndjekur nga regjimi kriminal i kurvit. Prandaj afrimi yt ditën për diell me Partinë Socialiste, bëri përshtypje. Ka patur para teje edhe disa të tjerë që në kohë të ndryshme kanë bërë të njëjtën gjë. Por rasti yt është më interesanti sepse ti je e re. Është, për shembull, një dallamango me një farë nami që bën gllugllgugllu kur flet, i cili, në atë kohë, ngaqë mbarsi kushurirën dhe s’dinin me cilin nen ta dënonin, e dënuan për politikë. Ti Ket nuk krahasohesh me asnjërin nga ata. Ti bëre një zgjedhje tënden. Pati disa njerëz që thanë se ky kapërcim i yti ishte një varje e vetes. Unë, si principial që jam, nuk qeshë nga ata që menduan kështu. Unë, duke mos j’a qarë hallin as ty as Partisë Socialiste, por vetëm në emër të kohës që kalon, të stinëve që ndërrohen, të plagëve që shërohen, të ujit që rrjedh, të gjithçkaje që ndryshon, pra në emër të Dialektikës në përgjithësi, e respektova zgjedhjen tënde.
Ty Ket me siguri të kujtohet se si kur bëre debutimin politik në krah së majtës, të rrethuan kamerat, projektorët, intervistat, gazetarët. Pak më pas ndodhi greva e disa ish-të burgosurve të diktaturës. Unë në atë kohë, duke e vërejtur nga larg inteligjencën tënde, energjinë tënde, ndjeshmërinë tënde, shpresova se për atë grevë ti, si e freskët në moshë dhe në mendje, do mendoje pak më thellë. Për shembull, për karakterin relativ të përcaktimit "i përndjekur politik"; për faktin se një i përndjekur i vërtetë nuk e këmben kurrë idealin dhe vuajtjen me pare; për strategjitë diabolike represive selektive të kurvit, i cili, bashkë me kundërshtarët e tij të vërtetë, mes të cilëve ishin edhe babai yt dhe vëllai im, internonte e burgoste edhe një numur halabakësh pa asnjë ideal.
Unë shpresova gjithashtu që ty të binte në sy zhurma mediatike e ekzagjeruar deri në turp dhe deri në neveri me gjithata pinjoj oficerash Sigurimi dhe nomenklature që rrethuan grevën dhe nxitën mjeranët të vetëflijohen demonstrativisht pa asnjë kuptim, vetëm në emër të një manipulimi politik kurvist rrënqethës uluritës.
Po tani o Ket, cila është marrëdhënia me përndjekjen e krahut politik që zgjodhe ti?
Për përndjekje, s’pipëtin askush.
Për ata që u dogjën me benzinë, heshtin si peshk.
Për kthim paresh, s’bëhet fjalë.
Pas bilancit katastrofik të asaj greve, pas gjithatyre premtimeve e gjithasaj zhurme gjoja në favor të të përndjekurve, unë megjithatë ushqeva një farë shprese. Për diçka që, po të kihet parasysh kapërcimi yt pindarik nga e përndjekur në militante të Partisë Socialiste, nuk mund të mos ndodhte; Zgjedhjen tënde deputete.
Ket, klyshat e kurvit që lexojnë këto radhë, mund të mendojnë, të hamendësojnë, të shpifin apo të trillojnë, si të duan. Unë, sa më sipër, e them rreptësisht jashtë çdo meskiniteti, jashtë çdo cinizmi.
Mirëpo, përveçse ndoshta në llumin e kafesë tënde, kurrkund tjetër nuk të shoh deputete.
Dhe tek mendoj këtë, më vjen një pyetje; Si vallë të jetë ai batakçi, ai bastard, ai hajdut, ai klysh kurvi, të cilin Kryetari yt e ka zgjedhur në vendin tënd?! Ë Ket? Si mund të jetë vallë ai turiqen, ai barkderr, ai qaftrashë, ai nofullçakall, ai surratskile, ai qimeurith?
Vare veten Ket. Nuk është ndonjë ububu.
Që pritshmëria ime poetike-dialektike lidhur me pjesëmarrjen tënde në politikë nuk u plotësua, është problemi më i vogël.
Që ëndrra jote, rinore, shkodrane, katolike, idealiste, qytetare, progresiste, u shkatërruae e u copëtua e u avullua e tëra, ky është një problem i madh. Jo vetëm i yti. I të gjithëve ne që s’duam t’i shtyjmë ditët duke pritur të vdesim.
Vare veten Ket. Është e thjeshtë...
Pas një zhgënjimi, ka pafundësi rrugësh të kollajta për tu tërhequr duke u zvarritur. Por ka edhe rrugë të vështira për të qëndruar krenare.
Një nga këto rrugë të vështira që unë po ta rekomandoj ty ta ndjekësh, është të varësh veten. Se nuk është dhe rrugë e parrahur. Ka precedentë. E përshkoi atë rrugë para një viti idhnaku mallakastriot që i ishte mbushur mendja se Shqipërinë ja kishte lënë me Tapi’ babai kriminel. Meqë ra fjala, tani idhnakun mallakastriot, sipas parimit shqiptaresk "vdis të të dua" po e vajtojnë dy femra. Prej të cilave as njëra as tjetra veç e veç, dhe as të dyja bashkë, nuk i dhanë aq Dashuri sa ta mbanin gjallë.
Vare veten Ket. E kanë bërë edhe të tjerë.
Partia Socialiste po shkon në këto zgjedhje në koalicion me një Parti Komuniste. Kjo Parti Komuniste ka në program ridënimin e të përndjekurve. E di si i thonë kësaj Ket’? Pyet babain tënd, se ta po ta kallxon Ai ma mir’ se un’. Ndoshta kryetarin e kësaj Partia Komuniste Kryetari yt, i cili tashpërtash fitoren e sheh vetëm në ëndërr, do ta bëjë deputet, ose ministër, ose zëvendës ministër, makar nëpunës në ndonjë ministri. Tek ky nëpunës komunist do venë të qajnë halle ata të cilëve ai do tu hapë gjyqe për t’i dënuar edhe një herë me pushkatim, përsëri me internim, e prap me burg, e prap me rrahje, e prap’ me spiunllëqe, e prap’ me zinxhirë, e prap’ me tela me gjëmba, e prap’ me varre, e prap’ me gjak, e prap’ bota dhe Europa më larg se Brimat e Zeza. E kupton ç’tmerr Ket?!
Vare veten Ket. Mos ngurro.
Ti femra, ti e reja, ti qytetarje, ti idealistja, ti e ndriçuara, bëj atë që s’e bëjnë dot burrat e përndjekur që po presin të paguhen për vuajtjet. Nuk po të them ta djegësh veten si Liraku. Nuk po të them as të helmohesh, të rrëzohesh nga Ura e Baçallikut ose nga teleferiku i Dajtit. Po të tregoj zgjidhjen më të mirë, që është varja e vetes. Për mjetet e varjes mos u merakos. Po nuk ta sollën ty litarin ata që i sollën benzinën Lirakut, thuam të t’i sjell unë të gjitha çfarë duhen për një vetëvarje shembullore. Madje edhe pres derisa të bëhesh gati, për t’i rënë stolit me shkelm.
Vare veten Ket. Do lehtësohesh
Tragjizmi i aktit Tënd nuk do t’u bëjë asnjë përshtypje klyshave të kurvit. Por do t’ua nxjerrë disi gjumin të tjerëve.  Se një gjë ta dish’ Ket; Klyshat e kurvit nuk do ta harrojnë kurrë përndjekjen. Jo për të kthyer ndonjë pare, atë harroje, vetëm për të turpëruar të përndjekurit, ty e mua o Keti Bazhdari. Për t’i bërë shqiptarët, mundësisht edhe botën, të mos harrojnë asnjë çast, se të përndjekurit shqiptarë janë ca halabakë materialistë dhe asgjë tjetër.
Vare veten Ket. Është e thjeshtë.
S’është çudi të ndodhi diçka; Nga mallëngjimi për një vajzë inteligjente dhe të bukur që flijoi jetën në lulen e moshës për hir të politikës, kryetarit tënd shtatlartë, gjithmonë sipas parimit të pavdekshëm "vdis të të dua", t’i ndërrohet mendja dhe, pavarësisht se e vdekur e vetëvarur, të të verë të parën në listën e Shkodrës. Deputete postum për herë të parë në historinë e botës.
Vare veten Ket. Do jetë bukur.
Të nesërmen në mëngjez Shkodra nga Rozafa do duket si thotë Koliqi,
"Këndojnë bashkë në mengjez pesë kumbonare,
Këndojnë n’ajri’ mbi Shkodrën ende fjetë".

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›