"Legalizimet, mbyllja e procesit, me 2010"

Procesi i legalizimeve do te perfundoje brenda vitit 2010. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha, mbreme gjate nje interviste ne emisionin televiziv "Ora e Debatit" ne Ora News. Sipas Berishes, ky proces po ecen me perparesi te plote dhe me nje ritem te kenaqshem. Njeheresh ai ka nenvizuar faktin se, se procesi do te merrte nje hov me te madh me futjen ne proces te bonove te privatizimit. "Po punohet me intensitet, por pagesa me letrat me vlere eshte me e pranueshme, procesi po ecen dhe do perfundoje brenda vitit 2010", deklaroi Berisha ne lidhje me procesin e legalizimeve. Njeheresh ai nenvizoi se fondi i krijuar nga legalizimet do te kaloje ne fondin e kompensimit te pronareve. Po keshtu Berisha nenvizoi se po punohej me intensitet edhe per ceshtjen e pronave, nga ana e qeverise. Sipas tij jane krijuar te gjitha kushtet qe nje proces i tille te perfundoje sipas afateve te percaktuara. Ne lidhje me demshperblimin per ish te perndjekurit, Berisha deklaroi se ishte rritur fondi per cdo vit dhe po keshtu ishte vendosur qe 10% e privatizimeve te kalonte per keta persona. Njeheresh ai ka deklaruar se per kompensimin e pronave dhe demshperblimin e te perndjekurve politike, fondi ne buxhetin e shtetit eshte shtuar. Berisha theksoi se Shqiperia ishte nje nga vendet evropiane te cilat kishin marre masa me te forta ne kete drejtim. Kreu i qeverise deklaroi se qeveria ka nisur zbatimin e plote te programit te saj qeveritar. Si ceshtje thelbesore me te cilat do te investohet plotesisht, eshte edhe liberalizimi i vizave per shqiptaret dhe marrja e statusit kandidat ne Bashkimin Evropian. "Kam si qellim zbatimin e programit, heqja e vizave, marrja e statusit kandidat. Jane nje seri projektesh infrastrukturore dhe Shqiperia digjitale dhe te gjitha keto do te zbatohen me perpikmeri", deklaroi Berisha. Njeheresh ne zbatimin e ketij programi qeverises, Berisha ka vleresuar bashkepunimin me LSI. "Mund te them se ky koalicion karakterizohet nga nje shkalle shume e larte mirekuptimi, nje fryme e hapur diskutimi per organizimin e tij, nje fryme unanime ne qeveri dhe vendimmarrje", nenvizoi ai. Sipas Berishes, kjo parti ndonese me permasa te vogla ka ne perberjen e saj njerez te kualifikuar. Ne kuader te riorganizimit te koalicionit qeveritar, Berisha tha se ndonese 20% e administrates shqiptare do te administrohej nga LSI, perseri per ata zyrtare qe do te prekeshin do te shikohej mundesia per ti vendosur ne nje tjeter pozicion. Duke argumentuar ne kuader te kesaj marreveshjeje dhe doreheqjen e kreut te KESH, Bojaxhi.
Bashkwpunimi me camwt
Kryeministri Berisha deklaroi dje ai ishte i hapur per te bashkepunuar me te dyja partite, te cilat kane dale nga komuniteti cam. Sipas Berishes, pavarwsoisht se ai nuk mohonte nje bashkepunim te mundshem me partine e re PDU qe drejtohej nga deputeti Shpetim Idrizi, nuk mund te linte pa zbatuar marreveshjen e lidhur me PDI-ne e drejtuar nga Tahir Muhedini. Kryeministri theksoi se ai do te respektonte sipas marreveshjeve cdo aleat.
"Me Edi Ramen s'do nderpres komunikimin, por ne Kuvend"
Kryeministri Berisha nuk i ka shpetuar komentit ne lidhje me debatin qe ka shperthyer per ceshtjen e hetimit parlamentar te zgjedhjeve te kerkuar nga ana e socialisteve. Teksa ka riperseritur dhe njehere ate qe ka thene per dite me radhe se nuk mund te dale jashte kornizes ligjore, per te bere mbivendosje mbi gjykatat, Berisha eshte shprehur se gjithe ky debat nuk do ta pengoje per te komunikuar me Edi Ramen, madje dhe 30 here ne dite. "E kam ftuar Ramen dhe per debat dhe e ftoj prape. Por nese tjetri mendon se do ia dale me politiken e pengut, une nuk jam shkaku, une marr persiper kerkesat qe lejon ligji", ka qene deklarata e Berishes. Nderkohe ai ka nenvizuar faktin se eshte i gatshem te takohet gjithnje me te, por vetem ne Kuvend.
"Per djegien e fleteve te votimit, KQZ vepron sic e parashikon ligji"
Teksa eshte ndalur ne kerkesat e opozites, ai ka nenvizuar faktin se si kryeminister ai eshte 10 here me shume i interesuar per zbardhjen e vrasjes se Xhindit. Duke deklaruar se Parlamenti eshte njohur nderkombetarisht nga ana e nderkombetareve, ai ka deklaruar se zgjidhja e te gjithe problemeve behet vetem ne Kuvend. I pyetur per ceshtjen e djegies se fleteve te votimit, Berisha tha se "kjo s'ka asnje lidhje me qeverine. Ka nje Kod qe e propozoi dhe votoi Edi Rama. Nuk kam parasysh se cfare thote neni perkates per fletet e votimit por une kam si kerkese te zbatohet ligji. Nese ligji parashikon ruajtjen duhet te ruhen nese thote se s'duhen ruajtur s'ka asnje detyrim". Ne lidhje me debatet per manipulime, Berisha i ka kerkuar Ndokes qe te coje pretendimet ne prokurori.
"Marreveshja Nano-Berisha, qe Rama te behej kryetar i PS
"Marreveshja Nano- Berisha e vetme ka qene qe Rama te behej kryetar i PS-se. Sali Berisha e pershendeti zgjedhjen e tij", ka qene deklarata e Berishes, teksa eshte pyetur se perse Rama akuzon treshen Berisha-Meta-Nano per sulme ndaj opozites. Sipas kryeministrit, "Rama nuk ankohet dot per mua dhe Nanon". Nderkohe ai ka deklaruar ne lidhje me kandidimin e Nanos per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes, se eshte ne te drejten e tij qe te kandidoje. Teksa eshte shprehur per zgjedhjet e 28 qershorit, ai ka deklaruar se nuk i deklaron ceshtje te mbyllur, pasi do plotesohen rekomandimet. Berisha eshte shprehur dhe per zgjedhjet e pjesshme, teksa ka deklaruar se "ku ta gjeje Rama kurajen te hyje ne zgjedhje, ai jeton akoma me 28 qershorin".
Miraka: Nga 23 mije ish te denuar, vetem 4 mije kane mundur te marrin nje fond nga demshperblimi. Ka zvarritje ne dorezimin e dosjeve