E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshtrat e Ahmet Zogut, ne Shqiperi

Eshtrat e Mbretit Ahmet Zog dhe te Mbretereshes, do te kthehen ne Shqiperi per t'u prehur perfundimisht ne varrezen e perbashket te familjes mbreterore, ne Shqiperi. Ky ishte njoftimi qe beri dje kryeministri Berisha, duke shtuar se qeveria shqiptare do te krijoje nje komision qeveritar shteteror, per rikthimin nga Franca te eshtrave te Zogut I. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kreu i qeverise shqiptare, vleresoi me nota maksimale veprimtarine e Mbretit Zog, duke e konsideruar ate si arkitektin e shtetit modern shqiptar. "Qeveria shqiptare merr kete vendim, duke njohur Ahmet Zogun kryeminister, President dhe me vone, Mbret i shqiptareve, si arkitektin e shtetit modern shqiptar, si njerin prej personaliteteve me te medha, me te shquara, me kontribut me madhor ne historine e kombit shqiptar", deklaroi Berisha. Sipas tij, ishte Zogu I, ai qe arriti te mbronte kufijte e Shqiperise, pas shpalljes se pavaresise, nga fqinjet antishqiptare dhe absurditetet e drejtuesve lokale te asaj kohe. Teksa i eshte referuar Ahmet Zogut si burre shteti, Berisha deklaroi se Mbreti arriti te ndertonte nje shtet te mirefillte ligjor, ku respektoheshin te drejtat e qytetareve. Nderkohe qe, pas pushtimit te vendit, Zogu I u largua ne ekzil per te vazhduar prej andej luften per clirimin e Shqiperise. Pas luftes, ai vazhdoi gjithe perpjekjet per lirine e shqiptareve ne Shqiperi e Kosove. Vitet e fundit te jetes Mbreti Zog i kaloi ne mergim, ne France, i ftuar nga Presidenti i Frances, Gjenerali Sharl de Gol per kontributin dhe perpjekjet e tij ne Luften II Boterore, per lirine e kombit te tij. Kryeministri theksoi se saga e pafundme e shpifjeve dhe trillimeve ne adrese te mbretit nisi nga Kongresi i Permetit, kur atij ju ndalua edhe kthimin ne Shqiperi. Sipas Berishes, kthimi ne atdhe i eshtrave te Mbretit Zogu I do te behet sipas nje protokolli dhe nje ceremonie te denje per nje kryetar shteti dhe nje Mbret. "Mbreti eshte Mbreti, autoriteti suprem shteteror i vendit. Ky proces do te kete te gjithe nderimet dhe kujdesin shteteror qe i takon Mbretit te pare te shqiptareve ne koherat moderne. Qeveria ime do te beje te gjitha perpjekjet qe personalitetet e medha te kombit, te prehen ne vendin e tyre. Ne kemi filluar negociatat dhe po negociojme me qeverine e Indise dhe do t'i intensifikojme gjate ketij viti keto negociata, ne menyre qe, po te jete e mundur, ne 100 vjetorin e lindjes se Nene Terezes, te rikthejme eshtrat e saj dhe ajo te prehet ne Shqiperi", ka qene deklarata e Berishes, teksa i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve se pse nuk jane kthyer eshtrat e njerezve te tjere te shquar. Berisha nenvizoi se qeveria do te marre te gjitha masat per te kthyer ne Shqiperi edhe eshtrat e Mit'hat Frasherit, te cilin e quajti burrin e madh te Kombit. E udhes per te do te ishte, te ktheheshin edhe eshtrat e Fan Nolit, por sipas tij Kisha shqiptare e Bostonit, e ka Nolin realisht si shenjtorin e saj te pashpallur. Noli frymezoi dhe frymezon diasporen shqiptare ne atdhetarine e saj, ne dashurine e saj te pakufishme ndaj Shqiperise. Nderkohe qe eshtrat e Konices ka kohe qe prehen ne atdhe.

Fevziu: Vendimi i drejte, ai ka qene kryetar shteti

Vendimi i kryeministrit Sali Berisha, per te sjelle ne atdhe eshtrat e Mbretit Zog, u cilesua dje si shume i drejte nga analisti Blendi Fevziu. Ne nje koment mbi vendimin e marre se fundmi te kreut te qeverise, Fevziu u shpreh se ky vendim eshte shume i drejte dhe se duhej marre me pare. "Ahmet Zogu, eshte nje nga figurat me te rendesishme shqiptare. Ai ka qene kryeminister, President edhe Mbret i Shqiperise. Pra i ka pasur te gjitha rolet e rendesishme qe nje shtet mund te kete. Ai ka qene kryetar i shtetit shqiptar per nje periudhe 15 vjecare dhe ky fakt e ben shtetin shqiptar qe te kete detyrimin te sjelle eshtrat e tij ketu", theksoi Fevziu. Ai vleresoi se ky duhet te jete vetem fillimi i kthimit te eshtrave te personaliteteve te ndryshme shqiptare, ne vendin e tyre. Sipas tij, shteti shqiptar duhet t'i shperbleje te pakten me 2 metra toke, personalitetet shqiptare, qe prehen jashte territorit te Shqiperise. Veprim ky qe nuk duhet te ndermerret vetem per Ahmet Zogun, por per te gjithe personalitetet shqiptare qe eshtrat u prehen diku tjeter, e jo ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›