Mitingu i LSI-së, gjëmon sheshi “Skënderbej”: “Jo diktaturës kryeministrore”
Protesta për referendumin, rikthehen thirrjet “Liri demokraci”. Meta: “Kjo do të jetë beteja finale për të nxjerrë në pension Sali Berishën”
Shaban Sulçe
Mijëra qytetarë të Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë kanë marrë pjesë dje në protestën “Demokracia në rrezik”, për mbrojtjen e Kushtetutës, të zhvilluar në sheshin “Skënderbej”. Nismës së LSI-së i janë bashkuar Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale, Lëvizja për Politikë Institucionale në PS, përfaqësues të shoqërisë civile dhe opinionit publik. Protestuesit kanë kërkuar zhvillimin e Referendumit, për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të evituar rrezikun e demokracisë që i kanoset vendit, pas ndryshimeve kushtetuese që iu bënë asaj natën e 21 prillit në Parlament nga 115 deputetë të dy partive kryesore. E veçanta në këtë protestë është se ajo ka rikthyer pas 18 vitesh thirrjen e famshme të shqiptarëve “Liri demokraci” dhe kjo pikërisht nga fakti se ndryshimi i Kushtetutës konsiderohet si rrezik për demokracinë e vendit. Protesta u hap nga kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, e cila tha se të rinjtë shqiptarë duan një Shqipëri demokratike dhe jo një Shqipëri në diktaturë.
Referendumi
Analisti Andrea Stefani tha se kjo është protesta e pluralizmit dhe lirisë shqiptare. “Ne nuk duam një liri pa demokraci. Prania juaj këtu është shpresë për lirinë. Kërkesa jonë e lirisë është referendum, referendum, referendum”, - tha ai.
Deputeti Petro Koçi, përfaqësuesi i Lëvizjes për Politikë Institucionale në Partinë Socialiste e nisi fjalën e tij duke thërritur tri herë fjalët: “E duam Kushtetutën”. Koçi tha: “Partia Socialiste është e intelektualëve, progresistëve dhe e qytetarëve, dhe jo e atyre që shesin kushtetutën për një vend në listën e mbyllur. 115 ushtarët e maxhorancës së Gërdecit sanksionuan në kundërshtim me vullnetin e sovranit korrupsionin politik, kapjen e institucioneve kushtetuese, dhe deformimin e zgjedhjeve, por qytetarët shqiptarë do t’i thonë jo atentatit të kushtetutës”.
Meta
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se maxhoranca parlamentare e 115 deputetëve të kapur që ndryshuan Kushtetutën, ngjan mjerane dhe e dështuar përballë sovranit, në këtë manifestim të jashtëzakonshëm, manifestim të ndërgjegjes patriotike qytetare dhe demokratike. “Modeli autoritar që ata u ofruan shqiptarëve në pabesi në natën e errët të 21 prillit, populli shqiptar ia ka bërë gjyqin 18 vjet më parë, pikërisht këtu në sheshin ‘Skënderbej’”, - tha Meta, i cili shprehu kënaqësinë që angazhimit të LSI-së iu përgjigjën shumë forca dhe aktorë të përgjegjshëm politikë, por mbi të gjitha shoqëria civile.
“Kjo është një betejë për të ardhmen Shqipërisë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit, sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është jetik, është i shenjtë, është vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës. Ne kurrë nuk mund të pranojmë që Kuvendi dhe Presidenti, gjykatat dhe institucionet kushtetuese të kontrollohen rreptësisht nga kryeministri, sikurse ai bën me partinë e tij, dhe mos harroni, kryeministër është Sali Berisha. Sepse ky do të ishte fundi i pashpresë i demokracisë dhe së ardhmes europiane”, - tha Meta, i cili akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të rikthejë Shqipërinë 20 vite mbrapa.
Meta tha se beteja për referendumin dhe për demokracinë do të jetë beteja e tretë dhe finale që do të nxjerrë në pension politik Sali Berishën, ditët e të cilit në pushtet janë të numëruara. “Jo, zoti Berisha, ti asnjëherë nuk do ta fitosh përkrahjen me konsensusin e sovranit për të qenë tirani i tij. Ne do t’i tregojmë të gjithë bashkë, si sot dhe në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, kryeministrit të tragjedive, më të korruptuarit dhe më të papërgjegjshmit se edhe këtë herë ai është përsëri në minorancë, sikurse në vitin 1994. Sot ne nisim betejën e tretë me Sali Berishën, ne nisim referendumin e tretë përballë tij, që është ndeshja e tretë midis tiranisë dhe demokracisë, dhe do ta fitojmë atë si në vitin 1994, siç e fituam në vitin 1998. Kjo do të jetë beteja finale për ta nxjerrë Sali Berishën në pension politik”, - tha Meta. Kreu i LSI-së ftoi të gjithë deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste për t’u bashkuar në këtë betejë, e cila do t’i japë goditjen fatale Sali Berishës. “Sot në këtë shesh fillon numërimi final për ditët që i kanë mbetur në pushtet kryeministrit të Gërdecit, i cili pasi mori votat e një pjese të kolegëve të PS-së, i fyeu dhe i poshtëroi se për atë mund të rrijë në pushtet, sa ymër mund t’i japë Zoti. Ne i themi jo! Sali Berisha, ditët e tua janë të numëruara në pushtet. Ti mund të blesh 30 deputetë, por nuk i blen dot kurrë 3 milionë zemrat tona. Do t’i shkojmë deri në fund betejës së demokracisë. Do ta rikthejmë atë Kushtetutë Demokratike dhe Europiane”, - tha Meta. Ndërkohë, kryetari i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, tha se: “Ne kërkojmë sot referendumin, për të përmbysur atentatin kushtetues. Të gjithë për referendumin, të gjithë për Kushtetutën, të gjithë për një Shqipëri vërtet të lirë”.
Ceka-Milo
Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, se i hodhi kamerdaren e shpëtimit kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur ky i fundit ishte gati duke u larguar pas shpërthimit tragjik të Gërdecit. Ceka tha se kjo protestë ishte një dëshmi për të treguar se populli ekziston dhe se i takon popullit për të vendosur për të ardhmen dhe demokracinë shqiptare. “Ne jemi këtu për të mbrojtur Republikën e qytetarëve. Ata nuk mund të kalojnë mbi Kushtetutën e popullit tonë. Rroftë Republika e qytetarëve të lirë”, tha Ceka.
Ndërkohë, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, shprehu habinë për mungesën në këtë protestë të kolegëve të një pjese të opozitës si PS e PSD, për të protestuar për një Kushtetutë, për të cilën vetë ata kanë sakrifikuar dje janë rrahur nga falangat e Sali Berishës në vitin 1996 në mbrojtjen e demokracisë.
Rama në Gërdec përuron një prej shtëpive të rikonstruktuara
Tre jetimët e familjes Cani në Gërdec tani kanë një shtëpi në të cilën mund të jetojnë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur premtimin që u dha më 30 mars për rindërtimin e shtëpisë nga sipërmarrës socialistë, ashtu siç e kishin ëndërruar dy prindërit, që humbën jetën tragjikisht, duke lënë punimet në mes. Shtëpia tani ka përfunduar dhe lideri i PS-së, shoqëruar nga deputetët socialistë, Sadri Abazi dhe Taulant Balla, kanë zhvilluar një vizitë, ku kanë përuruar shtëpinë e ri konstruktuar.
12 Maj 2008