Specialiste te SHBA per skanerin kinez
Durres- Porti i Durresit pajiset me skanerin kinez me rreze "X" per te zbuluar firmat qe perpiqen te bejne trafik apo kontrabande mallrash. Ndersa prej disa muajsh aparatura eshte vendosur ne port, punonjesit nuk jane specializuar per te perdorur tekniken bashkekohore. Per kete qellim Ambasada Amerikane ne Tirane, ne bashkepunim me specialiste te huaj si dhe me doganieret e portit te Durresit, ka organizuar dje nje seminar per funksionimin e skanerit me rreze "X". Qellimi i seminarit eshte perfeksionimi i doganiereve gjate kontrollit te kamioneve. Pasi aktualisht skaneri menaxhohet nga specialiste te huaj, kryesisht kineze. Gjate seminarit u diskutua per funksionin e skanerit si dhe menyren e perdorimit nga ana e doganiereve. Qe ne muajin prill te ketij viti, ne doganen e Durresit te gjitha automjetet e renda dhe kontenieret qe kalojne ne piken e kufirit, i jane nenshtruar kontrollit nga nje skaner me rreze "X". Dhe kjo fale specialisteve te huaj, te cilet prej tete muajsh kryejne kontrolle ne port, pasi nuk ka ende specialiste te mirefillte shqiptare per te vene ne funksion skanerin. Per kete arsye Ambasada Amerikane zhvilloi nje trajnim me doganiere te Durresit. Cdo dite ne port mberrijne rreth 40 kamione konteniere me mallra te ndryshme, por ka raste kur numri i tyre eshte edhe me i madh. Me specializimin e doganiereve te Drejtorise se Durresit, do te pershpejtohet edhe kontrolli i kamioneve. Ky sistemi i ri kontrolli kishte si synim forcimin e sigurise dhe mbrojtjen ne zonen portale te Durresit, si dhe ne lehtesimin e modernizimin e procedurave doganore. Skaneri kap nje vlere prej 3 milione dollaresh dhe eshte financuar nga qeveria e Republikes Popullore te Kines. Ndersa prodhimi dhe instalimi i kesaj pajisje ne portin e Durresit eshte bere nga kompania kineze "Nuctech". Kjo aparature ndihmon per te rritur sigurine dhe luftuar njekohesisht trafiqet e mundshme qe tentohen te behen nepermjet ketij porti.
E. Arapi
E. Arapi