Patos, 30 shtepi drejt shembjes
Patos- Nje lagje e tere rrezikon te shembet si pasoje e shkarjeve te dherave ne Dukas Breg te patosit. Jane 30 familje qe cdo dite jetojne me friken se shtepite e tyre do te rrezohen nga casti ne cast dhe do te perjetojne tragjedine e 9 nentorit ne Gjirokaster, kur shembja e nje pallati shkaktoi tre te vdekur. Pushtetaret vendore kane premtuar zgjidhje pa nderhyre ende, ndersa te carat ne mure behen me te theksuara cdo vit qe kalon. Lagja Dukas Breg ndodhet vetem nje kilometer larg godines se bashkise Patos dhe eshte nen varesi te saj. Ne kete lagje ndodhen edhe rreth 30 banesa te cilat kane mbi 20 vjet qe jane ndertuar, por vendi ku ato jane ngritur tashme prej 15 vjetesh ka filluar te rreshqase si shkak i reshjeve te shumta, por edhe vete struktura nuk eshte e qendrueshme dhe e ndjeshme nga erozioni. Banoret thone se kane kerkuar zgjidhje nga pushteti vendor, qe nga bashkia dhe deri ne prefekturen e Fierit, por ende nuk kane marre asnje zgjidhje. Ata vene alarmin se te pakten ne mungese te fondeve per t'i larguar nga ai vend ku toka po u shket nen kembe, te ngrene fortesa qe parandalojne erozionin.
Nder keta banore te ardhur shume vite me pare nga Tepelena, jane edhe vellezerit Muhaj. Besnik Muhaj eshte njeri prej tyre, i cili ka nje banese qe eshte ndertuar qe ne vitin 1992, me leje nga bashkia e Patosit. Ai banon me dy femijet e tij, gruan dhe dy prinderit. Prej afro 10 vjetesh toka ku eshte ndertuar kjo banese ka filluar qe te rreshqase. Muri rrethues i saj ka levizur si pasoje e erozionit per 20 metra. Xhane Muhaj, 70 vjece, pohon per gazeten se ne kete lagje jeton prej 50 vjetesh. "Bashkia na ndertoi godinen e shtepise me leje, por toka na leviz nder kembe dhe cdo nate fleme me frike se mos na shembet e gjithe shtepia. Jemi ankuar por nuk eshte bere asgje", thote ajo per gazeten "KJ".
Kadri Bregu, nje pensionist i ka kaluar 70 vitet, pohon se jane gjithsej 30 banesa te demtuara nga erozioni. "Nuk na japin asnje lloj zgjidhje keta te bashkise Patos, por as ne prefekture", ka pohuar ai. I zhgenjyer nga situata, i moshuari shprehet se pushtetaret kujtohen vetem ne kohe fushate dhe uron qe shtepite te mos i zene ndonje dite nga shembja qe mund te pesojne.
Xhemil Beharaj