Mitrovica voton. 1200 vezhgues ndjekin procesin

Në Mitrovicë filloi rivotimi për zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për rivotimin në komunën e Mitrovicës janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ftoi të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e akredituar që të veprojnë në përputhje me rregullat e KQZ-së. Mbi 86 mijë votues potencialë, gjatë ditës, do të kenë mundësi ta hedhin votën e tyre në kutitë e vendosura në 31 qendra të votimit me 104 vendvotime. Nga ky numër 15 mijë janë serbë.
Rivotimet në Mitrovicë vëzhgohen nga 1200 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë. Vëzhguesit ndërkombëtarë janë të shpërndarë në 40 ekipe dhe janë nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë, diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Vendimin për rivotimin në Mitrovicë e mori Gjykata Supreme e Kosovës, pasi në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar u shënuan parregullsi të shumta. Katër qendra votimi janë në pjesën veriore të Mitrovicës të shoqëruara edhe me ekipe mobile për tu mundësuar qytetarëve serbë që të votojnë. Në zgjedhjet e 12 dhjetorit pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve të veriut ishte tejet simbolike.