E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Shqipëri-BE, Kukan: Duhet të kapni trenin tjetër për në BE

TIRANË- Zhvillohet në hotel ‘Rogner’ takimi i katërt ndërplamentar për Stabilizim Asocimin mes Shqipërisë dhe BE. Pritet miratimi i rezolutës së përbashket me pëlqimin e mazhorancës dhe opozitës. Nga një kopje e axhendës, vërehet se takimi do të fokusohet në dy çështje kryesore, qëndrimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në dhe reformat në parlamentin shqiptar.
Grupi i europarlamentarëve përbëhet respekitivisht nga Eduard Kukan (Kryetar EPP Sllovaki), i cili do të drejtojë edhe tryezën e përbashkët mes BE dhe përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani), Antonio Caancia (EPP Itali), Tanja Fajon (S-D Slloveni), Stanimir Ilchev (ALDE Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (EFA Greqi). Në tre takimet e mëparshme nuk është shënuar asnjë arritje, të cilat duhet të ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.
Grupi i deputetëve të Parlamentit Europian, i cili erdhi dje në Shqipëri, ashtu sic ishte parashikuar zhvilloi fillimisht nje takim rreth orës 08:20 me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

KUKAN: SHQIPËRIA DUHET TË KAPË TRENIN TJETËR PËR NË BE
Ora: 09:50- Gjatë fjalës së tij në fillim të punimeve të takimit BE-Shqipëri, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan nënvizoi domosdoshmërinë e vijimit të dialogut politik mes palëve si mundësia më e mirë për të mos humbur sërish trenin për në BE.

“Është e nevojshme për Shqipërinë që të kapë trenin tjetër që shkon për në BE. Takimi i sotëm duhet parë si një përpjekje e PE-së për të ndihmuar vendin tuaj.”- theksoi Kukan.
Ndërsa përshëndeti konsensusin mes palëve, Kukan tha se takimi ndërparlamentar në Tiranë duhet të shihet si një mbështetje e madhe e PE-së për Shqipërinë.

“Na është dashur një vit e gjysmë për të parë një situatë të re që do të ndërtojë hapa më pozitive. Sot fillojmë një punë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin politik që duhet të jetë konstruktiv. Ka shumë gjëra për të diskutuar dhe për të rënë dakord , por mendoj se tani është e mundur.”- u shpreh Kukan.

SEQUI: KONSENSUSI MES PALËVE ARRTIJE ME RËNDËSI
Ora 9:45 Kreu io prezencës së BE në Tiranë Etore Sequi gjatë fjalës së tij në takimin ndërparlamentar mes BE dhe Shqipëri theksoi se konsensusi mes palëve është arritje me rëndësi për vendin.

“Është e rëndësishme të themi arritjet që ka qeveria deri tani në përmbushjen e reformave dhe përpjekjet që ka bërë deri tani. Liderët politikë dhe anëtarët e kësaj asambleje të bëjnë të pamundurën për të përmbushur rekomandimet e KE”, deklaroi Sequi.

Ambasadori i BE nënvizoi se se është mjaft e rëndësishme që marrëveshja PD-PS të çojë vendin drejt integrimit. “Përsa i përket debatit më lejoni të shfaq pikëpamjet e mia. Një ndër zhvillimet më pozitive është arritja e një lloj kompromisi mes palëve, pasi dialogu do të çoj drejt procesit të integrimit të Shqipërisë”, tha Sequi.

BREGU: DO PËRMBUSHIM DETYRIMET E BE
Ora 9:3O Nis takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së. Takimi ka nisur me miratimin e draft/axhendës së takimit dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar. Ministrija e integrimit Majlinda Bregu ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë hapa para drejt integrimit në familjen e madhe Europiane.

Ministrja Bregu solli në vëmendje faktin se bojkoti i opozitës nuk krijojë mundësinë për vazhdimin e reformave ndërsa shtoi se pas bojkotit të opozitës reformat po votohen në Parlament. “Ne do të punojmë për të përmbushur të gjitha detyrimet që janë vendosur nga Bashkimi Europian për integrimin” , deklaroi Bregu.

HAXHINASTO- KUKAN: FOKUS INTEGRIMI
Ora 8:45 Eurodeputet pas takimit të zhvilluar me minsitrin e Jashtëm dhe njëkohësisht zv/ kryeminsitrin Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat u shprehën pozitiv në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon. Eduard Kukan, kryetar i EPP-së në Sllovaki, u shpreh se eurodeputetët vlërësojnë sinjalet e mira që po jep Shqipëria dhe apelojnë për vijimin e saj.

“Europrlamentarët vlerësuan sinjalet shumë të mira. Dëshirojmë ti inkurajojmë që kjo situatë të vijojë dhe të kemi kthesë pozitive. Në vlërësojmë rolin e Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal. E rëndësëishme që lidershipi të fokusohet tek integrimi i Shqipërisë”,- theksoi Kukan.
(el.me/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›