Pukë, bora e ngricat vështirësojnë qarkullimin e automjeteve
PIKE - Vijon të mbetet problematike situata në segmentet rrugore të rrethit të Pukës, ku ka prezencë akulli, për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë zonën në 24 orët e fundit.
Më problematike paraqitet situata në akset Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali-Bajram Curri, ku automjetet qarkullojnë me vështirësi. Mësohet se nuk ka ende asnjë ndërhyrje për hedhjen e kripës dhe skorjes.
Ndërkaq situata është normalizuar në segmentin Kolsh-Tuneli i Kalimashit, kur pas informacionit të transmetuar në NEWS24, një natë më parë, është ndërhyrë me borëpastruese.
Ka një përmirësim të kushteve atmosferike, ndërkohë që problem për qarkullimin në këtë aks mbetet vetëm mjegulla.
(er.nu/news24/BalkanWeb)