E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet drogë në Gjirokastër

Madje, u arrestua edhe një person për posedimin e mariuanës. Policia lokale sqaroi se lënda narkotike u bllokua në automjetin tip “Renaul”, me targa italiane, me drejtues Redjan Luri, nga Tirana, tashmë i ndaluar.

Policia tha se 25 vjeçarit u ndalua në orët e para të mengjesit, në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, dy km larg pikës turistike të Viroit. “Lënda narkotike, e ndarë në pesë pako, me peshë të barabartë, ishte fshehur poshtë sediljes së pasagjerit, në vendin e parë”, nënvizon policia.

Të njëjtat burime thanë se 25 vjeçarit Luri nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, ndërsa ka pranuar se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat (Gjirokastër) e po transportohej për në Tiranë, me destinacion përfundimtar Italinë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-24 11:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›