Tirana, qyteti që nuk do të modernizohet
(Brenda pak muajsh, korsitë e emergjencës dhe ato të autobusave, që filluan t’i japin një tjetër imazh qytetiti të Tiranës, ose janë shkatërruar, ose janë pushtuar nga makinat)
Tiranë – Bashkia e Tiranës, para pak muajsh, ndarëset e korsive të autobusave që ishin prej betoni, i zëvendësoi me ndarëse plastike. Ndarëse që janë të pajsura edhe me unaza fosforeshente, për qarkullimin gjatë natës. Ndërkohë vërehet se në pjesën më të madhe të tyre ato janë dëmtuar, disa nga automjetet, por pjesa më e madhe nga vetë kalimtarët.
Gjithashtu kjo korsi është përcaktuar vetëm për autobusë dhe biçikleta e motoçikleta, por në të vërtetë nuk ndodh kështu. Në hyrje ka një tabelë që tregon ndalimin e autoveturave, por për t’i shpëtuar ndalesave në semafor dhe trafikut shumë shoferë përdorin këtë korsi.
Siç shihet edhe nga fotot, furgona, taksi, automjete të tjera nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit.
Stafi i gazetës Idea i ka vëzhguar këto raste dhe është vënë re se ky fenomen ndodh edhe para policisë rrugore, në rrugët kryesore. Me rrugë pa elementë sigurie dhe korsi emergjence, si ato për autoambulancat dhe zjarrfikëset, nisma e muajve të fundit për të ndërtuar këto korsi duket se fillojë të krijojë imazhin e një qyteti tjetër.
E megjithatë duket se mungesa e rregullit, mungesa e eduktaës dhe kultura e mosndëshkimit të atyre që i shkelin rregullat, ka bërë që të mbytet që në lindje çdo element i modernizimi të qytetit.
Ne e kemi pyetur policin se pse lejon shkeljet e rregullave të qarkullimit, por nuk ka dashur të përgjigjet.
Kliti Topalli / IDEA /
Shkrime të tjera me interes: