Mitrovicë, KFOR nis heqjen e barrikadave, plagosen 10 ushtarë
MITROVICE- Dhjetra serbë janë grumbulluar në tendën e vendosur pranë urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të mbrojtur barrikadën e vendosur aty. Mes tyre ka dhe serbe me uniforma, të ardhur nga Serbia. Mediat raportojne se ata këndojnë këngë nacionaliste dhe lëshojnë thirrje kunder kombit shqiptar.
10 ushtarë të KFOR-it janë plagosur gjatë aksionit të sotëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosoves. Aksioni nisi që në orët e para të mëngjesit, nga pika kufitare në Bërnjakë, ku trupat e KFOR-it hasën në rezistencën e dhjetra serbëve. Një autokolonë me dhjetra kamionë dhe mjete të blinduara te KFOR-it zbarkuan përgjatë rrugës që të çon në Bërnjakë, ndersa ushtarët përdoren altoparlante për t’i bërë thirrje protestuesve të zhvendoseshin, por ata refuzuan të largohen.
Gjithashtu ushtarët e KFOR-it përdorën gaz lotsjellës për të larguar protestuesit serbë të cilët u konfrontuan me ushtarët.
Në këtë përplasje mbetën të plagosur 10 ushtarët e KFOR. Pas disa orësh, trupat e misionit të NATO-s arritën të largojnë barrikadën e vendosur në drejtim të pikës kufitare në Bërnjakë. Kështu pika kufitare 31 që ndan Kosovën me Serbinë, tashmë është në duart e policisë së EULEX-it. Ndërkohë mësohet se një tjetër kontigjent i KFOR-it ndodhet në pikën tjetër kufitare që lidh Kosovën dhe Serbinë, në Jarinjë të Leposaviçit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)