Topi: Na duhet një vizion i ri politik
TIRANE- Shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë se kurrë për një vizion të ri politik. Një nevojë kjo që kreu i shtetit e shef të mundshme për tu realizuar tek politikanët e rinj. I pranishëm në diplomimin e studenteve të Shkolles Politike Shqiptare kreu i shteti Topi këshilloi politikanët e rinj të jenë vetvetja dhe jo pjesë e një produkti të klonuar. Ai ka bërë apel për ruajtur etikën e sjelljes, shumë e rëndësishme në jetën politike, pasi sipas tij të jesh politikan duhet të operosh me rregullat që ka një shoqëri demokratike ku e para është komunikimi.
Prandaj dhe presidenti Topi u përcolli këtë mesazh politikanëve të rinj: “Sot je diku, e nesër dikush të merr e të katapulton në një pozicion tjetër që ndoshta mund të konsiderohet dhe i pamerituar. Në rast se marrim në konsideratë atë që ndodh në vendet më të zhvilluara demokratike, politika, si në cdo fushë tjetër, vjen në mënyrë graduale, dhe karriera vjen në mënyrë graduale. Rruga evolucionare me ritme të shpejta në politikë, është rruga që ju bën më të qëndrueshëm dhe më të dobishëm për partitë politike, instituiconet dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. “
“Shoqëria jonë më shumë se kurrë ka nevojë për një vizion të ri politik”- nënvizoi më tej kreu i shtetit.
Duke ju referuar sërish progres raportit të BE-së ku Shqipërisë për të dytin vit radhazi iu refuzua marrja e statusit të vendit kandidat, kreu i shtetit tha se ka qënë pikërisht kriteri politik i pa përmbushur ai që penalizoi vendin tonë.