Mitrovicë, KFOR tjetër afat serbëve të heqin barrikadat
MITROVICE- KFOR tërhiqet dhe i jep 24 orë kohë serbëve të heqin barrikadat për të vazhduar më pas furnizimin me ushqime të ushtarëve që janë të instaluar në pikat kufitare në veri të Kosovës.
Vendimi është marrë pas bisedimeve të zhvilluara mes përfaqësuesve ilegalë të serbë dhe nënkolonelit të KFOR-it, Klaus Gado, Serbët janë drejtuar nga kryetari paralel i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq dhe bisedimet janë zhvilluar pranë barrikadës në fshatin Jagnenicë afër Zupçit
Një makinë e KFOR është kthyer në bazë, duke mos kaluar barrikadën e cila është vendosur në rrugën kryesore drejt pikës kufitare të Bërnjakës.
"Marrëveshja nënkupton që KFOR-i mos të ndërmarrë asnjë veprim deri sa të përfundojë takimi i katër komunave veriore që do të mbahet nesër. “
Takimi pritet të miratojë një kompromis që të lejojë KFOR të furnizojnë trupat e tyre.
Sipas zëdhënësit të KFOR Uëe Noëitzki, serbët kanë afat deri nesër për të hequr 16 barrikadat që kanë vendosur nëpër rrugët kryesore që të cojnë në pikat doganore të Jarinjës dhe Bërnjakës.
Ndërkohë rreth 200 serbë janë duke protestuar pranë urës së lumit Ibër, kundër vendimit të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovë.
(s.g/balkanWeb)