Shpërthim në Bulqizë, një i vdekur dhe 7 të plagosur

Fatkeqësitë nuk pushojnë së ndjekuri minatorët e Bulqizës. Një minatior ka humbur jetën, ndërsa 7 të tjera kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm i gazit metan. Ngjarja tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në nivelin e 16-të të pusit numër 2 në galerinë e minierave, ku zhvillonte aktivitetin firma koncesionare ACR.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se Naim Shyti ka mbetur i vdekur, kurse Basri Toska, Hajri Koçi, bashke me një tjetër minator ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilë janë transportuar me dy helikopter në spitalin Ushatarak të Tiranës. Po ashtu Xhelal Ruçi, Zaim Përkola etj janë disa prej emrave të personave të plagosur si pasojë e këtij shpërthimi me gaz helmues, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës. Nga ana tjetër minatori Astrit Çupi i cili u konsiderua i zhdukur është gjendur shëndoshë e mirë. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur edhe reagimi i firmës koncesionare ACR.
Ndërkohë një grup ekspertësh nga ministria i kryesuar nga Zv.ministri Neritan Alibali ndodhen ne Bulqizë për të parë nga afër situatën në minierë. Ky i fundit ka theksuar për “Ora News” ka theksuar se ekspertët po verifikojnë nëse kjo ishte një ndër ato zona për të cilat ishte paralajmëruar të mos kryheshin punimet, si pasojë e amortizimit të ambjenteve.