Ndërhyrja e rrallë kirurgjikale, bebja 6 ditëshe operohet në zemër
TIRANË- Një foshnje 6 ditëshe ka përballuar me sukses një ndërhyerje të rrallë kirurgjikale në zemrën e saj të vogël.
Kjo është historia e foshnjes të lindur 6 ditë më parë në Maternitetin e Tiranës, që prindërit e kanë pagëzuar me emrin Belkiza.
Vogëlueshje Belkiza Beqo ishte dërguar me urgjencë nga Materniteti për në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi diagnoza e saj ishte e vështirë dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.
Por, duket se dëshira e bebes për të shijuar jetën ka qenë më e madhe se problemi në zemrën e saj të vogël.
Mjekët e pediatër, kardiologë dhe kardiokirurgë thanë se Belkiza tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë kryer edhe një nga ekzaminimet për të parë ecurinë e vogëlushes.
"Ky ishte një nga ato operacione dhe ndërhyrje të cilat nuk prisnin kohë, por kërkonin një ekip të specializuar të mjekëve. Është pikërisht stafi i kardiokirurgjisë i cili ka kryer për herë të parë këtë ndërhyrje tek një fëmijë 6 ditësh me një peshë 3 kg. Mbas këtij operacioni edhe në ditët në vijim për kirurgët puna ka qenë mjaft intensive pasi vetëm në 10 ditë janë realizuar 30 operacione tek fëmijët duke filluar nga diagnozat më të lehtë e deri tek ato të vështirat",- tha drejtori i QSUT, Saimir Ivziku.
Mjekët që realizuan ndërhyrjen, Altin Veshti dhe Numila Kuneshka, tregojnë mbi diagnostikimin dhe operacionin e kryer.
"Me diagnostikimin e bërë rezultoi një problem i enëve të mëdha të gjakut, një diagnozë që kërkon ndërhyrjen kirurgjikale me urgjencë, brenda dy javëve të para të jetës. Si rezultat i bashkëpunimit me mjekët naotalogë, por edhe me ekipin e kardiokirurgëve u bë e mundur ndërhyrja kirurgjikale tek ky fëmijë dhe shpëtimi i jetës. Sot vogëlushja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore",- sqaroi Kuneshka.
(e.m/BalkanWeb)