Thaçi: Të sigurohet liri lëvizje në të gjithë territorin e vendit
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se në veri do të funksionojë rendi dhe ligji, si dhe do të ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Sipas kreut të ekzekutivit, institucionet kosovare kanë kontaktuar me ndërkombëtaret dhe po kordinojnë çështjet.
Në ditën kur pritej të ndodhte largimi i barrikadave nga KFOR-i, Thaçi tha se Kosova ka bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët, EULEX-in, KFOR-in dhe amerikanët dhe, sipas tij ajo çfarë është duke ndodhur në veri është përgjegjësi dhe angazhim i përbashkët.
Duke folur për veriun, gjatë një vizite në Vushtrri, kryeministri Thaçi, vlerësoi se atje është duke u krijuar një ambient i lirë dhe demokratik.
(e.m/BalkanWeb)