Mitrovicë, Komiteti i Sigurisë, shqetësim për përforcimin e barrikadave
PRISHTINË- Situata e sigurisë në Mitrovicë vazhdon të mbetet e qetë, por me tensione për shkak të aktiviteteve kriminale të grupeve serbe dhe strukturave paralele në veri, u vlerësua sot në takimin e Komitetit lokal të Sigurisë.
Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë u shprehën të shqetësuar për përforcimin e barrikadave në veri, duke filluar nga ura kryesore mbi lumin Ibër që e ndanë Mitrovicën.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përforcimi i barrikadave, që është duke vazhduar në veri, po bëhet me qëllim nga strukturat paralele serbe që veriu të shndërrohet në temë politike. “Këto janë barrikada politike, të cilat po krijojnë probleme për qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike”, theksoi ai.
Kastrati ka përmendur angazhimet e mekanizmave komunalë karshi gjendjes së krijuar në veri. Përveç ndihmave që ka siguruar komuna për qytetarët e lagjeve dhe fshatrave të veriut, ai përmendi edhe mbështetjen që kanë marrë nga Ministria e Infrastrukturës për rregullimin e rrugës malore për në fshatrat shqiptare të Komunës së Leposaviçit.
Zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës bën të ditur më tej, se kryetari Kastrati ka falënderuar KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës për menaxhimin e mirë të situatës dhe ka shprehur respekt për pjekurinë e qytetarëve, si në veri ashtu edhe në jug të qytetit, duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme nga ana e grupeve kriminale serbe.
(d.b/BalkanWeb)