Pakti 10 pika, Rama: Berisha hesht, nuk e do integrimin
TIRANE-Kryesocialisti Edi Rama i ka bërë thirrje qeverisë të shprehet publikisht nëse e pranon ose jo paktin me 10 pika të ofruar nga opozita. Sipas Ramës pa këtë pakt nuk ka integrim të vendit. Gjatë një fjalimi sot përpara deputetëve të grupit kuvendor socialist Rama, kryeocialisti ka hedhur edhe idenë e një tryeze publike me aktore e faktore qe mund te jene te interesuar te njihen me Paktin 10 pikesh.
"Berisha nuk iu përgjigj pyetjeve tona, por zaptoi foltoren dhe mbajti një fjalim me përralla e marrëzira, ne synimin e vetëm: të ofendojë opozitën. Ndërkohë ne, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga pala tjetër për ofertën tonë me 10 pika për paktin kombëtar. U kemi shtrirë dorën për të shmangur një shuplakë tjetër nga Europa dhe kemi marrë si përgjigje shpifje banale e personale, asgjë për paktin", tha kryetari i PS përpara deputetëve, duke këmbëngulur që presin një përgjigje nga mazhoranca.
“Sidoqoftë ne këmbëngulim që të kemi publikisht një qëndrim zyrtar të qeverisë. Qeveria duhet të shprehë nëse e do apo jo paktin e opozitës. E do apo nuk e do kjo qeveri paktin me opozitën për përshpejtimin e integrimit europian. Do apo s`do kjo shumicë parlamentare për të rimëkëmbur shtetin duke garantuar një proces politik europian. Të na thonë qartë që çfarë duan të rishohin në këtë pakt. Të na thonë nëse duan të shtojmë diçka në këtë pakt” ka theksuar me tej Rama.
Sipas tij, nëse Berisha ka kundër-ofertë është i ftuar ta paraqesë dhe opozita do ta shohë me shumë vëmendje dhe do angazhohet ta vërë në jetë nëse i adreson më mirë se ata.
Kryesocialisti theksoi se nuk do të ketë integrim të vendit nëse nuk pranohet asnëj pakt me opozitën.’
“Nuk ka asnjë shans të hedhim asnjë hap për integrimin, nëse nuk ak pakt. Kjo Shqipëri e konfliktit banal dhe hajdutërisë nuk i hyn në punë as Europës e as qytetarit shqiptar që është detyruar të jetojë këtu se ska ku shkon”.
Ai gjithashtu ka përsëritur ftesën drejtuar kryeministrit, Sali Berisha për debat publik, sy më sy përpara gjithë shqiptarëve. “Dua t'ia kërkoj sot Saliut, me zë dhe me figurë, të vijë në një debat publik. Qytetarët meritojnë të dinë si do dalin nga ky udhëkryq ku as Evropa nuk ka nxjerr dot, as shqiptarët nuk duan të rrinë. E ftoj në debat për atë cfarë kemi për t’i thënë njeri tjetrit sy më sy. Debat të hapur se cfarë synojmë ne opozita pikë për pikë me këtë ofertë me një pakt për Shqipërinë si gjithë Europa dhe si mund ta bëjë Saliu, Shqipërinë si Europa pa këtë pakt me opozitën, nëse nuk e pranon”- theksoi Rama.
Kreu i PS vuri ne dukje se sharjet dhe fyerjet e qeverise ndaj opozites nuk e demtojne kete te fundit, por vetem se cenojne rende integrimin e vendit ne Europe.
“Me daullet dhe fyerjet në sallën e Kuvendit, as trokitet në derën e BE as nuk pritet që ajo derë të hapet ndonjëherë. Unë kam bindjen se Saliu nuk e do statusin e vendit kandidat të BE, se nuk kemi parlament funksional, pa asnjë transparencë në qeverisjen e Shqipërisë, pa media të lirië publike dhe as media private të cliruara nga pushteti”.
“Cmenduritë që ndodhin në këtë vend, i kanë mësuar tashmë jo vetëm populli e ndërkombëtarët, por edhe peshqit në Liqenin artificial”.
Rama shtoi se së shpejti opozita do të nisë tryeza publike ku cdokush i interesuar mund të njihet me gjerësisht me pikat e Paktit. “Ne do organizojmë disa tryeza publike dhe do hapim me transparencë dialogun e domosdoshëm me të gjithë aktorët e faktorët e interesuar për këtë proces. Një tryezë publike e cila hap një vizion me të gjerë se paragrafet e 10 pikave bashkë. Të shënojmë cdo sugjerim bindës së tyre për cdo cështje në fjalë”.
(d.bonollari/BalkanWeb)