E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protestë e nxënësve të shkollave të mesme

ATHINE-Nxënësit e shkollave të mesme “pushtuan” në mesditë sheshin qendror në Athinë dhe për pasojë disa rrugë u bllokuan dhe qarkullimi i automjeteve u paralizua. Nxënësit protestojnë për mungesën e librave dhe stafit pedagogjik.
Ata ftojnë kolegët e tyre dhe studentët, “për të reaguar ndaj gjendjes së kolapsit total të sistemit arsimor të vendi, me qëllim për të rivendosur institucionet në funksionimin normal dhe të plotë."

(d.b.a.Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›