Mitrovicë: Koncert koral fëmijësh

Organizata Joqeveritare Mus-e Kosova, e përkrahur nga Zyra e Swiss Cooperation në Kosove, organizon një koncert koral të fëmijëve nga Mitrovica.
Koncerti është realizuar në kuadër të projektit “Living Together Through Art” (Jeta e përbashkët përmes artit), të Mus-e Kosova dhe Swiss Cooperation.
Ndryshe, koncerti është përgatitur në bashkëpunim me korin Cicërimat, nga Prishtina, dhe me fëmijët e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” nga Mitrovica.
Koncerti mbahet më 15 shkurt (të mërkurën), në Muzeun e Mitrovicës (ish-Hamami i qytetit), me fillim nga ora 13.