Serbi/ Katër militantë islamikë dënohen për terrorizëm
Një gjykatë e Beogradit dënoi sot katër militantë islamikë serbë, të paraqitur si vahabitë, me dënime që shkojnë deri në tetë vjet burg për "terrorizëm", njoftoi agjencia Beta. Që të katërt u shpallën fajtorë, veç të tjerash se kanë vepruar "kundër Kushtetutës" serbe. Dy prej tyre u dënuan me tetë vjet burg, një tjetër shtatë dhe i katërti katër vjet, shtoi agjencia e mësipërme.
Bajram Aslani, i dënuar me tetë vjet dhe Dzevad Buliç, i dënuar me shtatë vjet u dënuan në mungesë, saktësoi i njëjti burim.
Dy të dënuarit e tjerë janë Adis Muriç (tetë vjet) dhe Enes Mujanoviç (katër vjet).
Sipas gjykatësit Milan Raniç, cituar nga agjencia serbe, që të katërt "janë stërvitur për të pilotuar avionë dhe kishin vendosur marrëdhënie me persona të ngjashëm në Bosnjë, Maqedoni, Gjeorgji dhe Siri".
"Nga maji deri në shtator 2007, ata parashikonin të vendosnin eksploziv" në Novi Pazar, ku popullsia është kryesisht myslimane, dhe "kishin planifikuar aksione të tjera të dhunshme me qëllim që të ngjallnin reagime mes qytetarëve serbë", shtoi gjykatësi Ranic.