Mitrovicë, dëbora bllokon Shalën
PRISHTINË- Shumica e fshatrave të Shalës së Bajgorës, rajon verior i Kosovës, në komunën e Mitrovicës, kanë mbetur të bllokuara pas reshjeve të mëdha të dëborës.
Gjithashtu, probleme të mëdha janë paraqitur edhe në rrugën kombëtare që kalon nëpër këtë zonë, e cila është e kalueshme vetëm deri në fshatin Bajgorë, bën të ditur sot pasdite zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës.
Zyrtarë të komunës së Mitrovicës thonë se është duke u punuar për hapjen e rrugëve, përfshirë ato në drejtim të të fshatrave më të thella. Edhe vetë banorët po hapin me lopata rrugët lokale në drejtim të lagjeve të tyre.
(d.b/BalkanWeb)