E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje të përhershme

BRUKSEL - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi sot në Bruksel se Aleanca mbështet politikisht dialogun Beograd –Prishtinë.

Në fjalimin e tij para gazetarëve në Bruksel, shefi i NATO-s theksoi se Kosova dhe Serbia, duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për shumë çështje të tjera të rëndësishme dhe të kontribuojnë më procesin e pajtimit dhe të normalizimit në rajon.

Rasmussen tha se trupat e NATO-s e kanë ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen për të gjithë njerëzit në Kosovë, me kujdes, vendosmëri dhe në mënyrë të paanshme, dhe se KFOR-i ndihmon në forcimin e paqes dhe të zgjidhjes politike për Kosovën, “duke vepruar neutral ndaj statusit”.

Shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e kryesuesit të Komitetit ushtarak të NATO-s, Knud Bartels, i cili ditë më parë ka thënë se NATO-ja po përpiqet të krijojë hapësirë për zgjidhje politike në veriun e Kosovës”.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›