Filmi kandidat për Oskar, aktorja inspirohet nga burrneshat shqiptare
TIRANE-Burrneshat e virgjëra shqiptare frymëzojne aktoren amerikane Glenn Close, që të interpretoje në filmin me të fundit, kandidat për cmimin Oskar të këtij viti, Albert Nobbs.
Aktorja Glenn Close, e njohur për rolet e saj të arrira, shprehet në një intevistë për mediat amerikane, se frymezimin për këtë rol të vleresuar si të shkëlqyer nga kritika, e ka marrë nga virgjëreshat e betuara të Shqiperise. “Kam parë një fotografi në revistën “National Geographic” në vitin 2002 të një gruaje shqiptare e cila e kishte kaluar gjithë jetën e saj si burrë. Që nga ajo kohë ai imazh nuk eshte me larguar nga mendja. Atje ka një kulturë, që nëse një familje nuk ka një trashëgimtar mashkull, atëherë një grua sillet si një mashkull. Ata e quajnë virgjëreshë e betuar. Kisha parasysh fytyrën e kësaj gruaje dhe u mahnita nga syte e saj, flokët, veshjen dhe gjithçka tjeter”, shkruan Close.
Në filmin, Albert Nobbs, kandidat për cmimin Oskar, aktorja Glen Close luan rolin e një gruaje irlandeze të shekullit 19, e cila detyrohet të maskohet si burrë në mënyrë që të gjejë një punë.
(d.b/e.kacorri/BalkanWeb)