E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punon mbi 11 orë në ditë? Rrezikon të bëhesh depresiv

LONDER – Një studim në Britani tregon se personat që punojnë mbi 11 orë në ditë, ose 55 orë në javë, janë më të prirur të bien në depresion.

Sipas studimit të publikuar në ‘PLoS ONE’, puna me orar të zgjatur dyfishon mundësinë për t’u bërë depresiv brenda një kohe të shkurtër.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se më të prirur për të rënë në depresion janë të rinjtë, të cilët duke përfituar nga fuqitë fizike shpesh bëjnë 2 ose dhe më shumë punë, për të siguruar sa më tepër të ardhura.

“Oraret shtesë në punë i bëjnë njerëzit më pak eficientë dhe më tepër të shqetësuar për cilësinë e jetës së tyre. Stresi shtohet çdo ditë dhe mundësitë për t’u bërë depresiv janë të mëdha.”- shpjegon profesori i universitetit “Queen Mary University of London”, Stephen Stansfeld.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›