Ballsh, Agjencia e Mjedisit penalizon kryebashkiakun me 500.000 lekë gjobë
BALLSH- Kryetari i bashkisë së Ballshit, Ilir Cela, është gjobitur me 500.000 lekë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Sajmir Hoxha, Ballshi, që është dhe qëndra administrative e rrethit të Mallakastrës, është qyteti më problematik përsa i përket depozitimit dhe menaxhimit të plehrave dhe mbetjeve urbane.
"Qyteti është tejet i ndotur. Nuk ka një fushë grumbullimi të plehrave, mungojnë koshat dhe mbetjet hidhen në rrugë dhe ambjente të hapura publike, duke dëmtuar rëndë mjedisin", tha Hoxha. Sipas tij, edhe pse ishte paralajmëruar dhe i ishin lënë detyra nga inspektorët rajonal të mjedisit, Cela nuk kishte marrë asnjë masë për zbatimin e VKM dhe Udhëzimit të Ministrisë së Transportit dhe Mjedisit, për administrimin e mbetjeve urbane.
Hoxha, i cili s’ka vecse nje javë në krye të Agjencisë së Mjedisit, pohon se Vendimi i fundit i KM ka hapur një epokë të re mjedisore. "Në funksion të kësaj klime, në të gjitha agjencitë mjedisore të vëndit janë ngritur grupet e verifikimit në terren të situatës mjedisore. Janë informuar dhe u është lënë detyrë e prerë të gjithë drejtuesve të njësive vendore në lidhje me detyrimet e tyre mjedisore dhe masat penalizuese që do të aplikohen në rast të mosplotësimit të detyrimeve ndaj mjedisit", tha Hoxha.
(d.b/BalkanWeb)