E Diel, 1 Nëntor 2026

Owen: Rooney i vërtetë nuk ishte në Botëror

ANGLI- Michael Owen thotë shoku i tij i skuadrës të Manchester United, Wayne Rooney, nuk e ka treguar veten në Afrikën e Jugut. Ai është një prej njerëzve të rrallë që mund të shpjegojë më mirë atë çfarë Rooney, i cili zhgënjeu në Kupën Botërore, po kalon së fundmi.

“Jam përballur me këtë situatë më herët. Disa lojtarë mund të thyhen nga kritikat, por presioni është në jetën e Wayne. Ai jeton me presionin çdo ndeshje”, thotë Owen.

“Ai nuk ishte Rooney i vërtetë, që luante në fushë. Ndoshta e ka ndjerë efektin e sezonit, por nuk e dimë”, ka shtuar sulmuesi anglez.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›