Mitrovicë, komuna harton plan për raste emergjence
PRISHTINË - Komuna e Mitrovicës, e para në Kosovë, ka hartuar planin operativ emergjent për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. Ky plan vlerësohet shumë i rëndësishëm meqë identifikon rreziqet, nevojat, kapacitetet dhe përcakton përgjegjësitë për raste emergjente.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se për hartimin e këtij plani me mbështetje të kryetarit të komunës është formuar një grup pune, ku kanë marrë pjesë nënkryetari, drejtorët komunalë, përfaqësues të policisë, FSK-së, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe të tjerë.
Ekspertë të sigurisë shrehen se, “Mitrovica rrezikohet nga shumë rreziqe, por është filluar me ato me prioritet, me ato që rrezikojnë jetën e njeriut, të mirat materiale trashëgiminë, ambientin. Kemi ardhur në përfundim të bëjmë vlerësim për rreziqet nga vërshimet, tërmetet, zjarret, kemi dy anekse specifike për materiet e rrezikshme dhe pendën e Ujmanit”.
(a.k/ata/BalkanWeb)