E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti "kërcen" si balerin, nga shiu-plazh e nga plazhi-borë

TIRANE- Moti në Shqipëri duket se i ngjan një balerini që kërcen në sallën e Operas e Baletit nga njëri cep në tjetrin.
Ndërsa të gjithë presim të trokasë stina e Verës, pasi dhe në ditët pranverore temperaturat kërcyen frikshëm deri në 35 gradë, sot në zonat e thella malore ra dëborë.

Pasi pushuan reshjet e shiut, një javë më parë, shqiptarët iu drejtuan plazheve pasi temperaturat u ndezën dhe nëpër qytete u festua hapja zyrtarisht e sezoneve verorë të plazheve.

Temperaturat në vend kërcejnë e ulen plot ‘teka’, disa zonave duke u bërë qejfin me diell dhe në disa të tjera duke dërguar shi e madje borë.

Por pak ditë më parë, reshjet e shiut pushtuan gjithë vendin duke rënë me intensitet duke vijuar dhe sot në disa zona.
Ndërsa Tiranën e goditi dhe një breshër sot rreth mesditës, në veri të vendit, ulja e temperaturave ka bërë që të nisin reshje bore. Korrespondenti i News24, bën të ditur se në zonat e thella të Dibrës trashësia e dëborës ka arritur në 5 cm, ndërsa reshje te lehta debore jane shënuar edhe në Bulqizë. Reshje bore janë regjistruar dhe në juglindje, në Malin e Ostrovicës, Korcë.

Ndërkohë në jug, Vlorë, e Sarandë njerëzit i janë drejtuar plazheve duke përfituar nga temperaturat e ngrohta për të kaluar fundjavën.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ja cfare parashikon moti ne ditet ne vazhdim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›