PBDNJ çel fushatën elektorale në Sarandë
SARANDE - Të dielën PBDNJ ka çelur në Sarandë fushatën elektorale. Minoritarë dhe të zgjedhur vendorë nga komunat e minoritetit në rajonin e Sarandës u mblodhën në sallën e kinoteatrit “Butrinti”.
Në fjalën e tij, kryetari i Omonies,Vasil Bollano, i dyti në listën e kandidatëve të PBDNJ, midis të tjerave tha: “Me censusin e bërë nga qeveria në 2011 donin të na humbisnin si minoritet, të humbisnin identitetin tonë dhe besimin tonë fetar. Ne për minoritetin në tërë këto vite që kanë kaluar kemi hapur shumë shkolla greke si në Sarandë, Himarë e Korçë. Qëllimi ynë i vetëm ka qenë për të mësuar fëmijët tanë. Të dyja qeveritë, vijoi më tej Bollano, si ajo greke dhe kjo shqiptare duhet të respektojnë kufijtë. Ne, tha Bollano, po mundohemi me qeverinë greke për pensionet e minoritarëve dhe kemi shumë besim se deri në fund të vitit ato do të realizohen dhe minoritarët do të mund t’i marrin përsëri ato”.
Edhe Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, që është edhe kryesuesi i listës kandidat për deputet midis të tjerave tha: “Të mbrojmë të drejtat e minoritetit, pasi kjo qeveri na i ka shkelur ato. Të mbrojmë pronat tona, pronat fetare, tha Dule, pronat e komunave. Një gjë duhet të dini mirë, në Shqipëri nuk ka drejtësi. Duhet me çdo kusht të mbrojmë bregun e detit nga zaptimet e qeveritarëve që e kanë zili bregdetin nga Saranda në Llogara. Në 24 qershor, tha më tej Dule, zëri ynë do të dëgjohet në kuvendin e Shqipërisë, do të dëgjohet në qeverisjen e vendit për ta çuar Shqipërinë në Europë. Në parlamentin e ri PBDNJ do të përfaqësohet jo me një por me tre deputetë, kjo pasi mundësitë i kemi. Asgjë të drejtpërdrejtë nuk ka thënë Dule për partinë tjetër të minoritetit grek MEGA, ndërsa ka lënë të nënkuptohet duke u shprehur se, “disa duan të na përçajnë po ne ecim përpara me punën tonë”.
(a.k/News24/BalkanWeb)