E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, krijohet Këshilli për Siguri në Bashkësi

Mitrovicë -Në Mitrovicë u themelua sot Këshilli për Siguri në Bashkësi, që zgjodhi si drejtues kryetarin e komunës, Bajram Rexhepi ndërsa anëtarë të tij janë edhe komandanti i stacionit të policisë në jug, Bashkim Spahiu dhe nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bekim Osmani.

Nënkryetari i komunës, Ismajl Smakiçi theksoi se ky këshill do të jetë një mekanizëm i rëndësishëm në funksion të stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Ai tha se duke pasur parasysh situatën delikate në Mitrovicë, Këshilli për Siguri në Bashkësi ofron një mundësi shumë të mirë për bashkëmenaxhimin e situatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›