E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj policëve, arrestohen tre serbë

Prishtinë-Tre serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Serbët janë banorë të fshatit Sllatinë të Leposaviçit, si të dyshuar për përfshirje në sulmet e armatosura kundër policisë më 18 prill. Arrestimi i tyre u bë dje pasdite, si rezultat i hetimeve të mbledhura mbi rastin e raportuar, njofton Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë mitraloz të kalibrit 7.62 mm, me 147 copë fishekë të kalibrit të njëjtë. Ndaj tre të dyshuarve të arrestuar, me vendim të prokurorit publik, policia ka caktuar ndalimin policor për zhvillim të hetimeve të mëtejme. Patrulla policore e stacionit Leposaviq ishte sulmuar me armë zjarri, më 18 prill, në rrugën magjistrale Mitrovicë - Leposaviq, përkatësisht në fshatin Kamenicë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›