E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, rinis punën gjykata

Rihapet gjykata në veri të Mitrovicës pas 7 muajsh pezullim pune.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri vlerësoi se hapja e gjykatës është hapi i parë për të siguruar sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët.

Përmes një komunikate për mediat, Zanieri shprehu kënaqësinë që Beogradi dhe Prishtina kanë mbështetur rifunksionalizimin e gjykatave në veri.

Zëdhënësi i UNMIK Aleksandër Ivanko, tha se gjyqtarët dhe prokurorët e UNMIK-ut kanë hyrë në ndërtesën e gjykatës, ashtu siç ishte planifikuar.

Policia ka njoftuar për shtim të pranisë së saj rreth objektit të gjykatës, i cili ishte dëmtuar nga protestuesit serbë gjatë trazirave që shpërthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjykata u mbyll pas protestave të dhunshme të serbëve në shenjë revolte për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›