E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rocen: Se shpejti njohja e pavaresise

Ministri i Jashtem i Malit te Zi, Milan Rocen ka paralajmeruar sot Parlamentin malazez se Podgorica se shpejti do te njohe pavaresine e Kosoves.

"Kosova e pavarur eshte nje realitet politik dhe cfaredo mendimi ligjor qe te kemi, Mali i Zi nuk ka te drejte t’i mbylle syte perpara ketij fakti”, ka deklaruar Rocen.

Ai ka theksuar se nuk do te ishte mire qe Mali i Zi te priste mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi pavaresine e Kosoves, mendim qe sipas tij nuk ka asgje detyruese.

“Mali i Zi nuk mund t’i lejoje vetes qe te qendroje ne vend numero dhe qe ngjarjet ta kapercejne”, ka shtuar Rocen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›