Sejdiu: Vende të tjera do ta njohin pavarësinë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi se ka njoftime se të tjera vende do ta njohin pavarësinë e shtetit më të ri të botës.
"Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe nga disa vende tjera në botë do ta njohin pavarësinë e Kosovës", u shpreh Sejdiu.
Kreu kosovar theksoi se Serbia nuk mund ta pengojë zhvillimin e Kosovës dhe përgatitjet e saj për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë.
Deklaratat e tij, Sejdiu i bëri pas takimit me shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Verner Almhofer, i cili u takua edhe me kryeministrin Thaci dhe kryeparlamentarin Krasniqi.