Doganat mbyllin 2010 me 99

Rreth 121.3 miliardë lekë ishin të ardhurat e realizuara për buxhetin e shtetit nga administrata doganore. Analiza e punës për vitin që kaloi ka rezultuar me rreth 99 për qind realizim të planit për doganat shqiptare.
Administrata Doganore shqiptare ka bërë me dije se plani i kërkuar nga qeveria ishte për rreth 122.6 miliardë lekë, ndërsa u arrit të mblidheshin rreth 121.3 miliardë.
Krahasuar me vitin 2009, Doganat kanë shënuar një rritje prej 13.4 për qind të të ardhurave, por pa munduar të realizojnë objektivin e kërkuar për vitin 2010.
Probleme në realizimin e të ardhurave ka pasur dhe gjatë muajit dhjetor, kur u arrit të mblidheshin rreth 97 për qind e shumës që qeveria kërkoi.
Gjatë vitit 2010 janë zhdoganuar mbi 484 mijë ton karburante, dhe mbi 436 ton cigare.
Viti 2010 është karakterizuar nga eksporte më të mëdha se ato të vitit 2009. Kështu, janë eksportuar 75.3 miliard lekë me një rritje prej 37.7 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.
Florian Papadhimitri