E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët bllokojnë gjykatën

Mitrovicë -Dhjetëra serb janë mbledhur sot para ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, duke bllokuar hyrjen e ndërtesës, ku EULEX-i duhet të fillonte një proces gjyqësor kundër dy serbëve nga veriu i Kosovës.Protestuesit u kanë thënë mediave serbe se ata nuk janë kundër gjykimit, por janë kundër sistemit sipas të cilit synon të realizohet procesi. Ata kërkojnë që më parë të sqarohen disa çështje kyçe, se me çfarë statusi punon gjykata, nën të cilat ligje ajo vepron, nëse përdoret vula ku shkruan "Republika e Kosovës" etj.

Protesta po kalon pa incidente. Forcat e Policisë së Kosovës, të KFOR-it dhe Policisë së EULEX-it gjenden para Gjykatës së qarkut dhe asaj komunale. /qik-start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›