Harper: Nuk do ti mundim talebanët në Afganistan
Otava - Kryeministri kanadez, Stefen Harper deklaroi se forcat perëndimore në Afganistan nuk do të arrinin ta mundnin të vetme kryengritjen talebane. "Ne nuk do ta fitojmë këtë luftë thjesht duke qëndruar në Afganistan. Sinqerisht, nuk do ta mundim dot kurrë kryengritjen. Sipas leximit që i bëj unë historisë së Afganistanit, ka pasur gjithmonë zhvillime kryengritjesh në këtë vend"-tha Harper në një intervistë të transmetuar dje nga kanali amerikan CNN. Është hera e parë që Harper e thotë kaq hapur se është e pamundur t'i mundësh ushtarakisht ekstremistët, nënvizonte e përditshmja "The Globe and Mail" në faqen e saj të internetit.
Për Harperin, objektivi në Afganistan është të kemi "një qeveri që të jetë e aftë të administrojë kryengritjen". Kandaja ka dislokuar në jug të Afganistanit një kontigjent prej afro 2 700 ushtarësh, misioni i të cilëve pritet të përfundojë në 2011-n. Harper ka dhënë shumë intervista për median amerikane gjatë një vizite në Nju Jork javën e kaluar.
Në një intervistë të botuar të shtunën nga "Wall Street Journal", ai u shpreh si ishte inkurajuar nga vendimi i presidentit Barak Obama për të dërguar trupa shtesë në jug të Afganistanit, por duke e ftuar megjithatë "të vlerësonte me kujdes objektivat e tij në Afganistan dhe të sigurohej se ato ishin të arritshme".