E Shtunë, 31 Tetor 2026

70 shtete mblidhen për të rindërtuar Gazën

Kajro - Mbi 70 ministra të vendeve të tyre do të mblidhen sot në Egjipt për të diskutuar për rindërtimin e Gazës së shkatërruar pas sulmeve tre javore izraelite në këtë vend. Sipas mediave botërore, pritet që gjatë kësaj konference të mblidhen rreth 2 miliardë e 800 milion dollar. Por, vendet pjesëmarrëse në këtë konference shprehin dyshimet e tyre për bashkëpunimin që do të kenë me Hamasin. Një pjesë e mirë e tyre nuk dëshirojnë një bashkëpunim të tillë.

Sipas një raporti të OKB-së, gjatë sulmeve tre javore izraelite mbi Rripin e Gazës, u shkatërruan plot 14 mijë banesa, 219 qendra biznesi dhe u dogjën 240 shkolla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›