Sejdiu lobon për njohjet e reja në Uashington
Uashington -Presidenti i ë Kosovës, Fatmir Sejdiu vijon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij, Sejdiu ka zhvilluar takime me nënpresidentin amerikan Jo Bidenm sekretaren e Shtetit, Hilary Clinton, si dhe me kongresistë e përfaqësues diplomatikë të shumë shteteve në SHBA, Presidenti Sejdiu po vazhdon me takime të tjera në Nju Jork. Ai ka takuar ambasadorin Frenk Uizner dhe zonjën Rozmari Di Karlo, zëvendësambasadore e SHBA-së në OKB. Në këto takime biseda u përqendrua në proceset që kanë të bëjnë me zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë në vazhdimin e procesit të njohjeve të Kosovës.
Gjatë takimeve, bashkëbiseduesit vlerësuan se pavarësia e Kosovës është element i rëndësishëm i stabilitetit në rajon, duke pasur parasysh promovimin e politikës së paqes dhe të bashkëpunimit që po ndjek Kosova karshi të gjitha vendeve të rajonit. Presidenti Sejdiu kërkoi nga bashkëbiseduesit vazhdimin e ndihmës së tyre për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Uizner dhe zëvendësambasadorja Di Karlo theksuan përkushtimin e tyre për të vazhduar me angazhimin në procesin e afirmimit të pavarësisë dhe të njohjeve të reja të Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur atë. Presidenti Sejdiu ka takuar edhe zotin Soren Jesen Petersen, ish-PSSP në Kosovë, me të cilin po kështu ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe nevojën e intensifikimit të njohjeve të reja të domosdoshme për ta bërë vendin tonë pjesë të barabartë të institucioneve ndërkombëtare.
Presidenti Sejdiu të hënën do të vazhdojë takimet në Nju Jork, duke takuar së pari ambasadoren e SHBA ve në OKB, zonjën Suzan Rajs, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të lartë diplomatikë të vendeve të ndryshme në OKB. /qik-start/