Mitrovicë, serbët hapin rrugë të reja alternative në Bërnjak
MITROVICË- Grupe të organizuara kriminale serbë po hapin dhe asfaltojnë rugë të reja alternative në veri të Mitrovicës.
Koha Ditore bën me dije se serbët nisën sot punën për hapjen e një rruge të re alternative në afërsi të pikës kufitare të Bernjakut, ndërkohë mësohet se rruga është duke u ndërtuar në krahun e djathtë të kësaj pike kufitare dhe pritet që brenda 24 orëve qe të pëfundojë asfaltimi i saj.
Mediat kosovare raportojnë se serbët bëjnë roje 24 orë në rrugën që po ndërtohet, ndërsa mendohet se ajo do të përfundojë diku në pjesën neutrale të kufirit Kosovë-Serbi.
Koha Ditore thekson se grupet kriminale serbe janë duke i ruajtur me armë këto dy rrugë alternative, në mënyrë që të pengohet futja e KFOR-it në këto rrugë.
Rruga që është duke u hapur në Bërnjak të Zubin Potokut dhe rruga që është hapur në Tresavë të Leposaviqit, mësohet të jenë nën kontrollin e grupeve kriminale serbe.
(e.m/BalkanWeb)