E Diel, 1 Nëntor 2026

Eulex arreston 6 persona, akuzohen për krim të organizuar

PRISHTINË- Gjashtë persona janë arrestuar, në kuadër të hetimeve të Eulex për krim të organizuar, për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.

Mëohet se tre punonjës biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë arrestuar, ndërkohë janë bastisur edhe dymbëdhjetë objekte të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private dhe zyra publike

Nëpëmje një njoftimi për shtyp, EULEX bëri të ditur se operacioni u krye në sajë të me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione.

"Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere",- thekson EULEX.

Bastisjet dhe arrestimet u bënë me autorizimin përkatës të gjykatësit me procedurë paraprake të EULEX-it, ndërkohë hetimet udhëhiqen nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›