E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët protestojnë për vrasjen e bashkëkombasit

MITROVICË- Serbët e veriut kanë protestur më një minutë heshtje në veri të Mitrovicës kundër vrasjes së Sava Mojsic dhe plagosjes së dy personave tjerë ditë më parë në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të vendit.

Nga ana tjetër, ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i veriut të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media thotë se marrëveshjet e arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë në kundërshtim me interesat e serbëve dhe pamundësojnë mbijetesën e tyre në Kosovë, raporton Telegraf .

“Zgjidhja e propozuar rreth menaxhimit të përbashkët të kufirit, paraqet pranimin e plotë të pavarësisë së Kosovës, dhe si e tillë cenon interesat nacionale e shtetërore të Serbisë”,- thuhet në reagimin e ë ashtuquajtur Këshilli Nacional Serbi veritu të Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›