Rama-Trashanit: Vendimet e trasha të gjykatës dënojnë PS
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetës së Partisë Demokratike Arenca Trashani, e cila akuzoi sot këtë të fundit se po ndërhyn dhe kërcënon veprimtarinë e institucioneve të pavaruara.
“Zonja Trashani fort trashë i bie kur mbron vendimet e trasha të gjykatësve që trashanikisht dënojnë opozitën. Po zonjës Trashani ia vënë në gojë këto trashësi që trashen përditë si zullumi që po këputet e ajo i reciton nëpër gjumë!”,- shkruan në faqen e tij personale në tëitter, Rama.
Kreu i socialistëve në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS- së, i cilësoi vendimet e gjykatës si të njëanshme sa i përket gjobave ndaj deputetëve të majtë, të paditur nga kolegët e tyre të djathtë.
Zonja Trashani në një deklarat për mediat sot u shpreh "përdorimi i gjuhës së ashpër nga ana e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe përpjekja për të kërcënuar gjyqësorin me deklaratat e tij, ishin shumë të papërshtatshme".
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD, Trashani: Politikanët kanë përgjegjësi për respektimin e shtetit ligjor