E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, prokuroria hetime për censusin, opozita: I dështuar

SHKUP- Prokuroria për krim të organizuar pritet të nisë hetimet për shkeljet ligjore dhe dështimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.

Prokurori publik Jovan Ilieski deklaroi se institucioni që ai përfaqëson i ka bërë kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme që të verifikimet, pas aktpadisë së ngritur nga ana e opozitës për dështim të procesit të regjistrimit të popullsisë, raporton agjeecia e lajmeve INA.

Opozita kërkon që qeveria të marrë përgjegjësi për dështimin e censusit si organizatore e regjistrimit. Sipas aktpadisë së ngritur, përgjegjësia do të kërkohet tek anëtarë të qeverisë dhe Komisionin Shtetëror të Regjistrimit.

Lidhja Socialdemokrate, si një nga partitë më të mëdha opozitare akuzoi se qëllimisht është dështuar regjistrimi dhe se janë dëmtuar 14 milion të buxhetit të shtetit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›