E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 15-vjecari plagos me bicak bashkëmoshatarin e tij

DURRËS- Një sherr banal midis dy 15 vjecarëve nxënës të viti të parë në shkollën 'Naim Frashëri' në Durrës ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në korridorin e shkollës, kur 15- vjecari me iniciale K.SH qëlloi me një bicak të cilin e mbante me vete, bashkëmoshatarin e tij me iniciale K. M.

Adoleshenti i plagosur ndodhet në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në polici.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›