50 Cent detyrohet t’ia ndryshojë titullin filmit

Këngëtari i njohur i muzikës rap 50 Cent ka hasur në telashe lidhur me titullin e filmit të tij. Atij i ka nxjerrë telashe romancieri i njohur afrikan Chinua Achebe. Filmi i fundit i 50 Cent është riemëruar para se të lansohet, për shkak të një konflikti me veprën më të famshme të Achebe-s.
Romani ‘Things Fall Apart’, i botuar nga Achebe në vitin 1958, është romani më i famshëm, i shkruar në gjuhën angleze, i Nigerisë. Është shitur në mbi tetë milionë kopje nëpër botë. Fatkeqësisht, 50 Cent nuk ka qenë në dijeni rreth kësaj. Ai ka xhiruar një film që mban të njëjtin emër, i cili flet për një lojtar të futbollit amerikan i diagnostikuar me kancer. “Është projekt që e kam shkruar, prodhuar dhe financuar vet”, ka shpjeguar 50 Cent.
Fatkeqësisht për 50 Cent, filmi i tij nuk do të mbajë titullin fillestar. Pasi është kontaktuar nga ekipi ligjor i shkrimtarit Achebe, 50 Cent i ka ofruar atij një milionë dollarë për ta mbajtur titullin. Achebe, 80 vjeçar, këtë e ka marrë si fyerje dhe nuk ka pranuar.
Filmi tani e ka ndryshuar titullin në ‘All Things Fall Apart’.